Makinat "smart", të ekspozuara ndaj rrezikut - Business Magazine Albania

Makinat “smart”, të ekspozuara ndaj rrezikut


Prodhuesit e automjeteve sa vjen e ndërgjegjësohen se makinat “smart” janë tej mase të ekspozuara ndaj rrezikut të ndërhyrjeve të piratëve informatikë.

Në një kohë kur makinat po lidhen gjithnjë e më shumë me internetin, prodhuesve të tyre u duhet t’i bëjnë ballë problemeve me të cilat industria e software-ve po lufton prej dekadash.

Sa më shumë të lidhura të jenë me internetin, qoftë përmes sistemeve të argëtimit apo mekanizmave të vetëdrejtimit, sikurse u publikua këtë javë nga “Ford”, “Volvo” dhe “Uber”, aq më të cënueshme makinat mund të bëhen.

Sipas ekspertëve, ja se çfarë mund t’i bëjnë piratët informatikë një automjeti të tillë:

1. Kyçet e dyerve mund të aktivizohen për të penguar hyrjen ose daljen.

2. Sistemi GPS mund të përgjohet për të gjetur vendndodhjen e shoferit, ose, në rastin më të mirë, t’i japë atij drejtime të gabuara.

3. Jastëkët e ajrit mund të aktivizohen për të penguar vështrimin e rrugës.

4. Ekrani i kilometrazhit mund të alternohet dhe ta çorientojë drejtuesin, duke bërë që ai të tejkalojë kufirin e shpejtësisë pa e kuptuar.

5. Motori i automjetit mund të përshpejtohet ose edhe të fiket fare.

6. Bateria mund të shkarkohet duke lënë ndezur sistemet e tjera, sërish pa e kuptuar drejtuesi.

 

burimi: top-channel

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0