Makinat dhe rrugëtimi i tyre i ri!

Makinat dhe rrugëtimi i tyre i ri!


Ishte Carl Benz i pari që filloi të hidhte hapat e para të sigurta drejt një mjeti me një motorr me djegie të brendshme pas shumë vitesh e provash të dështuara. Më pas vijuan edhe Ford, me Henry Ford, i cili ishte i pari që i masivizoi ato, e me Renault e Fiat në vitet e fundit të shekullit të 19.

Që prej asaj kohe, kjo industri ka njohur vetëm rritje, me përjashtim të luftrave masive si Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe periudha e krizave të ndryshme, të cilat e kanë tkurrur pak kurbën.

Me zhvillimin e tyre, morën zhvillim edhe industritë e tjera, të cilat ndihmojnë ekzistencën e makinave, por edhe sporte të reja dhe bashkë me to edhe patenta televizive e shumë e shumë burime të tjera të ardhurash.

Lexoni: Audi A8 i ri: Gjithçka dimë për makinën më të re të kompanisë Gjermane

Por, jemi mësuar që çdo gjë, është pjesë e një cikli, që ka një fillim dhe një fund. Sot, në vitin 2017, jemi duke përjetuar “pleqërinë” e motorrëve me djegie të brendshme dhe zëvendësimin e tyre me motorrë elektrikë. Revolucioni industrial 3.0 nuk mund të linte pa prekur edhe këtë industri.

Në fakt, me kalimin e kohës makinat janë parë sa vjen e më shumë vetëm si mjete transporti dhe të qëndruarit pas timonit, sa vjen e shihet më shumë si një avari sesa si një kënaqësi. Tesla psh. me Elon Musk në krye, është Henry Ford i Ford i kohëve moderne. Ai po masivizon makinat elektrike, ndërkohë që edhe konkurentët janë në garë, por Tesla ka diçka më shumë se të tjerët. Së bashku me të po merr shumë zhvillim inteligjenca artificiale dhe Autonomia e makinës në drejtimin e saj. Pra, për disa vite, ndoshta do të eleminojmë edhe timonin e makinës. Gjithashtu, disa fjalë të tjera flasin edhe për car-sharing, shërbime të cilat po marrin goxha zhvillim.

Ndërkohë Franca pak kohë më parë firmosi një marrveshje, e cila do të ndalojë shitjen në Francë të makinave me djegie të brendshme deri në vitin 2040.

Lexo Artikullin: Asnjë makinë me naftë ose benzinë nuk do të shitet në Francë pas vitit 2040

Ndërkohë që Hollanda dhe Danimarka janë rrugës drejt eleminimit pak më të shpejtë të tyre.

Më poshtë vijon lista me vendet me numrin më të madh të makinave elektrike (të lehta):

-Kina: 645,708

-Europa: 637,552

-SHBA: 570,187

*viti 2016

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar rreth 108,000 të tilla deri në Gusht 2017 dhe janë funksionale gjithsej rreth 13,000 pika karikimi. Në 3 muajt e parë makina më e preferuar ka qenë Mitsubishi Outlander PHEV, e ndjekur nga Nissan Leaf, thuajse në numër të barabartë, Mercedes Benz C350e dhe BMW i3.

Por ndonëse Tesla është kompania, e cila ka tërhequr më shumë vëmendje, ajo nuk është lider përsa i përket numrit të shitjeve. Kompania numër 1 sot është grupi Renault-Nissan, kjo edhe për shkak të çmimit më të ulët të produkteve të tyre. Por edhe Tesla ka bërë goxha punë të mirë në 3-mujorin e parë të vitit 2017. Grupi Renault-Nissan publikoi se 36,723 ishin shitur nga ajo, kundrejt 24,950 të Tesla. Një diferencë jo e vogël duke patur parasysh se një Tesla Model S kushton rreth 3 herë më shumë se një Nissan Leaf apo Renault Zoe. Dalja në treg e Model 3, do ta bëjë akoma më kompetitive kompaninë amerikane dhe me shumë gjasa, për më pak se 1 vit, ajo do të bëhet lider i tregut, nëse Franko – Japonezët nuk do të surprizojnë.

Lexoni: Britania e Madhe vjen pas Francës: Do të ndalojë shitjen e makinave me naftë ose benzinë pas vitit 2040

Carlos Ghosn, CEO i grupit Renault-Nissan, ishte ndër të parët i cili i kushtoi rëndësi prodhimit dhe nxjerrjes në treg të makinave elektrike. Ai filloi të zhvillonte vizionin e tij që në vitin 2008, bashkë me Chevrolet, e cila me sa duket ka ngelur pak mbrapa përsa i përket kësaj kategorie automjetesh, e cila ka regjistruar thuajse të njëjtin numër shitjesh gjatë gjithë vitit 2016, sa Renault-Nissan vetëm në 3 mujorin e parë të vitit 2017, 24,739 për të qenë i saktë.

…Ndërkohë në Norvegji aktualisht rreth 1/3 e makinave të regjistruara janë elektrike…

Ndryshimet klimaterike gjithashtu kanë krijuar nevojën për të krijuar burime energjie ekologjike si hidrocentralet, mullinjtë e erës (windmills), e krijime të reja nga shkencëtarë dhe studiues të rinj ose të vjetër. Nikola Tesla pati thënë dikur se ne kemi burime të “pafundme” energjie, por duhet t’i zbulojmë ato dhe t’i mirë-përdorim. Por e gjithë kryefjala është tek ekologjia, e të qënurit sa më i pastër dhe pa ndotur këtë planet të bukur të rrënuar nga egoizmi njerëzor.

E që të kthehmi pak vetëm tek makinat, duam apo nuk duam, na pëlqen apo jo, e ardhmja i përket makinave elektrike, ose me burime alternative energjie. Ky është fundi i një epoke dhe fillimi i një tjetre.

I gjithë ky ndryshim është në fillimin e tij, por edhe në rastin konkret, vlen për t’u përmendur shprehja “Asgjë nuk është ashtu siç duket.”

Ndotja nga bateritë është tepër e lartë dhe ndërkohë që po përpiqemi të “qepim” Ozonin, jemi duke bërë pis dheun të cilën ne shkelim, duke dëmtuar faunën dhe florën, por edhe jetën e qënieve njerëzore.

Më shumë se të prodhuarit dhe krijuarit produkte e shërbime të reja, popullsia e planetit Tokë ka nevojë për një vendbanim të pastër. Por është vetëm fillimi dhe shumë punë do të bëhet për të zgjidhur një nga problemet e vetme të kësaj teknologjie të re. Gjërat janë shpesh të mira për disa, e të këqija për disa të tjerë.

Lexoni: Fundi i të qënit pronar i makinës tënde

Teknologjia me të vërtetë ka bërë përparime të mëdha dhe ky ndryshim do të sjellë me vete edhe të mirat e saj. Por, për një brez i cili është lindur para vitit 2000 dhe edukuar me disa karakteristika të caktuara, makina, nuk është mjeti ‘cool’ me të cilin njerëzit mund të lëvizin dhe në darkë ta parkojnë. Për disa makina (me djegie të brendshme) është një qënie e gjallë, e cila merr frymë dhe jeton me të zotin e saj. Dhe definitivisht, makinat elektrike, sado impresionuese të jenë, për ta nuk vlejnë asgjë.

Ky është pikërisht ai grupim i cili do të “vuajë” në këtë epokë. Të shijuarit e natyrës, zhurmës së motorrit ndonëse me moshë më të madhe se vetë shoferi, të qenit një Old Soul ndoshta, por edhe të një karakteri romantik e të ngrohtë me atë çka e rrethon, do të jenë disa nga gjërat që do t’i mungojnë jetës së tyre. Por, disa ndjesi e karaktere të rinj njerëzish ndoshta do të formohen me këtë revolucion të ri industrial.

Megjithatë thellë thellë, e gjithë kjo ka edhe pikat e veta pozitive. E në fakt vlerën shumë gjërave ja kupton kur nuk i ke më…thonë. Kështu, makinat e vjetra historike po kapin vlera rekord, duke përmendur një Ferrari 250 GTO e vitit 1962, të shitet në një ankand për 45 milionë paund, ose rreth 65 miliardë lekë, e njëjtë sa të ndërtosh disa rrugë me tendera të ndryshëm.

Nga ana tjetër, le të bëjmë një paralelizëm të vogël.

Mbi 100 vite më parë, të kalëruarit ishte një rutinë e zakonshme dhe jo një sport apo diçka fine, elegante, dhe e zgjedhur vetëm për persona të veçantë. Sot, 100 vjet me pas, të kalëruarit nuk ka qenë kurrë më parë kaq intensive, e bukur dhe e veçantë. Kurrë nuk ka patur kaq shumë status dhe klas sa ka sot.

Dhe kështu, i gjithë ky rotacion, duket se është pozitiv për të gjithë. Ekonomikisht për të dyja palët pozitiv, në një sistem të tillë kapitalist, duket se në fund të historisë do të thuhet:

“Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0