Makinat Apple?! Ndoshta - Business Magazine Albania

Makinat Apple?! Ndoshta

Makinat Apple

Në vitin 2015, Dai Wakabayashi raportoi për The Wall Street Journal se Apple ishte duke punuar në një automjet elektrik. Dhe sot, kompania mund të jetë akoma të paktën gjysmë dekade larg nga momenti kur makinat e saj do të përdoren në rrugë. Por, Apple mund të ketë disavantazhe unike që e bëjnë markën e saj të makinave diçka të pasigurtë.

-“Lajmi më i fundit është se prodhuesi i makinave Hyundai dhe Kia po negocion për të prodhuar automjete Apple në një fabrikë Kia në Gjeorgji”, – raportoi CNBC. Lidhja me një prodhues me përvojë të makinave është me siguri e nevojshme.

Megjithatë, Apple ka qenë në këtë situatë më parë. Rreth pesë vjet më parë, kompania ka punuar në inxhinierinë e makinave me Magna International në Kanada. Ai bashkëpunim nuk shkoi askund sepse projekti i makinës së Apple ka qenë i tmerrshëm.

Kompania ka punësuar në mënyrë të përsëritur persona për nismën e saj të makinave, ka ndryshuar mendim për strategjinë e saj dhe ka pushuar nga puna një bandë njerëzish. Apple gjithashtu ndryshoi mendje, nëse do të përpiqej për makina të cilat drejtohen plotësisht pa shofer dhe nëse duhet të krijonte makinën apo thjesht të projektonte teknologjinë për të. Me sa duket teknologjia pa drejtues është përsëri në diskutim.

Asnjëherë mos u mbështetni tek Apple. Steve Jobs krijoi IPhone-in në një botë e cila u  befasua nga ai, por predispozita e kompanisë për fshehtësi dhe kënaqësi nuk – ose nuk duhet – të zbatohet për makinat pa shofer.

Një makinë pa shofer duhet të testohet në mënyrë rigoroze në rrugët publike dhe të fitojë besimin e rregullatorëve dhe publikut. Apple duhet të krijojë një ushtri aleatësh në hartën rrugore të produkteve të saj – diçka që nuk e bën në të njëjtën masë me partnerët e saj të produkteve të tjera. (Apple ka kryer prova në rrugë pa makina, por shumë më pak se të tjerët.)

E gjithë flota e G.M. mund të bëhet elektrike para se Apple të nxjerrë një makinë të vetme nga fabrika.

The New York Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0