Magjia e Krishtlindjeve shfaqet në reklamat e markave botërore - Business Magazine Albania

Magjia e Krishtlindjeve shfaqet në reklamat e markave botërore


Është përsëri ajo periudhë e vitit ku ulemi para TV dhe shikojmë reklamat e Krishtlindjeve! Atmosfera e festave nuk do të mund të ishte kaq e mrekullueshme pa këto reklama. Për ekipet e marketingut, është koha kur ato japin më të mirën për të projektuar reklamat që ngjallin emocionet më të forta tek ata që i shikojnë. Megjithatë, është një sfidë vërtet e vështirë për të depërtuar tek emocionet e të gjithëve. 

BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga reklamat festive të Krishtlindjeve të krijuara nga markat botërore.

McDonald

Reklama e Krishtlindjes së McDonald tregon historinë e Archie The Reindeer dhe një vajze të vogël të quajtur Ellie gjatë Krishtlindjeve.

Në reklamën 90 sekondëshe, ne ndjekim udhëtimin e animuar të Ellie, e cila është në shtëpi dhe mezi pret të luajë një lojë me motrën e saj më të madhe Jenny – vetëm se Jenny nuk është e interesuar të luajë dhe i përplas derën e dhomës.

E trishtuar nga reagimi i motrës së saj, Ellie shkon në kopësht. Mërzitja e saj nuk zgjat shumë, pasi takohet me Archie the Reindeer dhe të dy fillojnë të luajnë e krijojnë një lidhje të ngushtë bashkë. Kur Ellie mbaron ushqimin për Archie, ajo i thotë babait të saj dhe e gjithë familja niset për tek McDonald për të blerë më shumë.

Gjatë udhëtimit, babai i Ellie porosit ‘Reindeer Treats’ dhe ne shohim skenën të kalojë nga animacioni në jetën reale, ku zbulojmë se Archie është në të vërtetë qeni i Ellie i veshur me një tutu dhe brirët e drerit.

“Ne po festojmë magjinë e Krishtëlindjes përmes syve të Ellie, një vajzë e vogël me imagjinatë, në një reklamë që ilustron skena të njohura nga prindërit në të gjithë vendin, pasi e gjithë familja bëhet bashkë për t’u përgatitur për Krishtlindjet.” thotë Ben Fox, Drejtor i Tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë në McDonald.

Si pjesë e fushatës Reindeer Ready, McDonald do të japë përsëri ‘Reindeer Treats’ falas në prag të Krishtlindjeve. Ata gjithashtu po krijojnë një libër të ri “Archie the Reindeer”, i disponueshëm në ebook dhe audiobook, i cili mund të porositet dhe shkarkohet nga McDonald’s Reindeer Ready Hub.

Lexoni: IDE KREATIVE SI MUND TË KRIJONI PEMË FESTIVE KRISHTLINDJESH

Amazon

https://youtu.be/KRvqsRswmpk

Kutitë e buzëqeshura të Amazon janë përsëri duke kënduar me të gjithë ata që janë në frymën festive.

Reklama e Krishtëlindjes së Amazon ka mbërritur dhe kutitë e kartonit kthehen për të tretin vit radhazi, duke kënduar klasiken e Solomon Burke ‘Everybody Needs Somebody to Love’.

Reklama ka në fokus ndjesinë e mrekullueshme të Krishtlindjeve për familjet, miqtë, kolegët dhe të huajt nga të gjitha sferat e jetës që vijnë së bashku ndërsa nënshkruajnë dhe vallëzojnë me kutitë e buzëqeshura të Amazon.

90 sekondëshi fillon me një vajzë të vogël që luan këngën në një piano rozë dhe vazhdon të tregojë se si gëzimi i sezonit festiv përhapet tek të gjithë.

“Ajo që ka më shumë rëndësi në Krishtlindje, është të kalosh kohë cilësore së bashku me të dashurit, familjen dhe miqtë”, tha Simon Morris, VP Global Creative në Amazon. ‘Kjo fushatë ka të bëjë me ato momente të veçanta që ne të gjithë ndajmë në këtë periudhë të vitit dhe se si Amazon ndihmon për të dhënë buzëqeshje dhe për të luajtur një pjesë të vogël në krijimin e këtyre kujtimeve të mrekullueshme’.

Do të jenë tre versione të reklamës: reklama 90 sekonda e plotë, një 60 sekonda dhe një version më i shkurtër 30 sekonda.

IKEA

Reklama e Krishtëlindjes së Ikea inkurajon që të mos bini pre e “turpit të shtëpisë suaj”.

Shitësi suedez i mobiljeve me pakicë ka publikuar reklamën e parë të Krishtlindjes.

E titulluar ‘t’u mbyllim gojën kritikëve’, synon të inkurajojë njerëzit të kundërshtojnë ‘turpin e shtëpisë së tyre’ kur presin mysafirët këtë sezon festiv.

Reklama e Krishtlindjes së Ikea qëllimisht shkon kundër rreziqeve të reklamave sentimentale të Krishtlindjes dhe synon të ‘kënaqë audiencën me humorin e saj në periudhën festive’.

Reklama vendos skenën me një familje prej tre personash që jetojnë në një apartament të vogël. Telefoni i gruas bie dhe është një mesazh nga shoqja e saj, duke konfirmuar se do të vijë përsëri për darkë në shtëpinë e saj sonte. Ajo heziton para se të përgjigjet, duke parë gjendjen e shtëpisë së saj.

Papritur, një mori zbukurimesh dhe sendesh të pajeta vijnë në jetë, nga macet me fat deri tek çajnikët, duke filluar t’i vënë në dukje familjes gjendjen e shtëpisë së tyre.

Ndërsa shtëpia fillon të tallet, ​​çifti vendos të ndërmarrë një herë e përgjithmonë veprime duke mobiluar banesën e tyre me disa orendi të Ikea.

‘Reklama jonë e parë për Krishtlindje e Ikea inkurajon njerëzit të kapërcejnë zërat negativë në kokën e tyre dhe të hapin dyert e shtëpisë së tyre për njerëzit. Lindi nga ndjenja e zakonshme, që së bashku me gëzimet sezonale, shumë nga ne frikësohen kur vjen puna për të mirëpritur të tjerët dhe ndihen të turpëruar për gjendjen e shtëpisë gjatë periudhës së Krishtlindjes.’

‘Ne besojmë se çdo shtëpi mund dhe duhet të jetë e denjë për një bashkim dhe se me pak imagjinatë, disa produkte dhe ide të zgjuara, nuk ka arsye pse të mos jemi krenarë të ftojmë njerëzit e afërt dhe të dashurit tanë. Kjo fushatë synon të na frymëzojë të gjithëve për t’i bërë shtëpitë tona gati për festa dhe “t’u mbyllim gojën kritikëve”, një herë e përgjithmonë. ‘

Lexoni: Pse ngjyra e kuqe dhe e gjelbër janë ngjyrat e Krishtlindjeve?

Waitrose and John Lewis 

https://youtu.be/r9D-uvKih_k

Reklama e Krishtlindjes së John Lewis, Excitable Edgar, tregon historinë e këndshme të një vajze të vogël dhe miqësinë e saj me një dragua të ri emocionues  dhe këtë vit është reklama e parë e përbashkët e shitësit me pakicë me kompaninë e tij Waitrose.

Vendosur nën ritmet e ‘Can’t fight this feeling’  nga REO Speedwagon, historia tregon një vajzë të vogël të quajtur Ava, e cila po përgatitet për Krishtlindje së bashku me familjen dhe miqtë. Bashkë me të është edhe miku më i mirë Edgar, një dragua entuziast, i cili nuk është në gjendje të përmbajë gëzimin e tij për festimet e ardhshme dhe e ka gjithnjë e më të vështirë të kontrollojë instinktin e tij për të marrë frymë dhe të nxjerrë zjarr nga hundët.

Dyshja përpiqet të bashkohet me aktivitetet sezonale në fshat, por jo çdo gjë shkon siç është planifikuar. I shqetësuar se do të prishë Krishtlindjet, Edgar mbyllet në shtëpi. Por mikja e tij më e mirë Ava vjen me idenë e përsosur për t’i treguar Edgar se sa kujdeset ajo për të dhe i sjell atij një puding të shijshëm të Krishtlindjes, duke i siguruar se ai luan një rol unik në festën spektakolare të fshatit, duke ndriçuar Krishtlindjet në mënyrën e tij të veçantë.

Reklama, e krijuar nga agjencia e marketingut adam&eveDDB, ka në qendër mbledhjen e njerëzve gjatë periudhës së Krishtlindjes, qoftë përmes ushqimit të shijshëm apo dhuratave të menduara me kujdes, të dyja këto i tregojnë të dashurve tuaj se sa shumë ju interesoheni për ta.

‘Magjia e miqësisë dhe bashkimi me të dashurit tanë, janë disa nga gjërat më të mrekullueshme në këtë periudhë të vitit,’ shton Martin George, Partner dhe Drejtor i Konsumatorëve, Waitrose & Partners.

Lexoni: 12 këshilla marketingu për Krishtlindje

/housebeautiful.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0