"Ma shit këtë stilolaps," ja si t'i përgjigjeni! - Business Magazine Albania

“Ma shit këtë stilolaps,” ja si t’i përgjigjeni!


I mbani mend besoj këto skena. Këto skena janë klasike. Leonardo DiCaprio, në rolin e brokerit Jordan Belfort në “Ujku i Uoll Stritit” (The Wolf of Wall Street), nxjerr një stilolaps nga xhepi i tij dhe sfidon drejtuesit e lartë të shitjeve që t’ia shesin atij atë stilolaps.

Duket një sfidë e vërtetë për çdo profesionist shitjesh, ёshtё lloji i pyetjes që ndan një shitës të vërtetë nga dikush që nuk ka për ta arritur kurrë target-in e tij. Jo pa arsye është një teknikë tepër e përhapur nё stafet e rekrutuesve në kompanitë në SHBA. Pse të lodhesh me një pyetje të vështirë interviste për punë kur Martin Scorsese ta jep në dorë një të tillë?

Është ende një pyetje e mirë, jo sepse është e vështirë por sepse është e thjeshtë dhe nëse punonjësi juaj nuk e di përgjigjien, atëherë mbase ai/ajo nuk i ka bazat e shitjes.

E gjitha qëndron te një marifet i thjeshtë.

Duhet të njohësh blerësin.

Belfort në film, tashmë një folës frymëzues, e shpjegoi strategjinё e tij. Nëse do të shesësh stilolapsin, i bën pyetje blerësit. Ti e pyet se sa kohë ka qё kërkon për një stilolaps, përse e kërkon një stilolaps, çfarë do të thotë për të tё ketë një stilolaps. Nëse një kandidat potencial fillon të tё bëjë pyetje, mund të jesh i sigurtë se ai e di se çfarë po bën.

Nuk është një marifet i ri. Spikeri i parë i shitjeve që kam parë ndonjëherë ishte Zig Ziglar, dhe askush nuk dinte më shumë rreth shitjeve dhe suksesit më shumë se ç’dinte ai. Ja një histori rreth Zig Ziglar i intervistuar nga Johnny Carson:
Carson drejton gishtin drejt tavllës së duhanit mbi tryezë dhe thotë: “Thonë se je shitësi më i mirë në botë. Ma shit mua atë tavëll.”

Ziglar mendohet për një sekondë dhe përgjigjet: “Para se ta bëj atë, duhet të di arsyen sepse e do tavllën.”

Carson e shikon tavllën. “Mendoj se është prodhuar mirë, është e lezeçme dhe është një tavëll e mirë.”

“OK,” thotë Ziglar, “por duhet të më thuash se çfarë vlere i jep ti.”

“Nuk e di,” thotë Carson. “Mendoj se për 20$ ia vlen.”

Ziglar buzëqesh. “U shit,” thotë më pas ai.

Në praktikë, prezantimet rrallëherë shkojnë kaq lehtë, dhe kur shet, të duhet të bësh më shumë punë.

Kështuqë hapi tjetër pas bërjes së pyetjeve të duhura për të njohur blerësin është të ndërtosh një lidhje emocionale. Ti mund ta bësh këtë me një histori.

Kur presidentët firmosin traktate, ata përdorin stilolapsa të ndryshëm për çdo firmë dhe më pas ia japin stilolapsin njërit prej njerëzve që ndihmuan që ajo marrëveshje të nënshkruhet. Më pas stilolapsi bëhet një suvenir. Kjo u sjell në mend atyre një moment historik.

E njëjta gjë ndodh me stilolapsin që i intervistuari po ia shet intervistuesit. Nuk është thjesht një stilolaps. Është stilolapsi që intervistuesi e përdori për të firmosur marrëveshjen e fundit dhe ndërtoi biznesin e tij. Stilolapsi është i lirë, por kujtimet…ato janë të vlefshme për një ujdi.

Nuk ka rëndësi se çfarë shet; duhet të njohësh blerësin, dhe duhet t’i japësh një histori që ndërton një lidhje emocionale me produktin.

https://www.youtube.com/watch?v=ftFAbPnNYrg&feature=youtu.be

 

/Shkruar nga Joel Comm dhe publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0