Luis Vuiton synon të bëjë të tijën Tiffany, përkundrejt ofertës 14.5 mld USD   - Business Magazine Albania

Luis Vuiton synon të bëjë të tijën Tiffany, përkundrejt ofertës 14.5 mld USD  


Louis Vuitton, gjiganti i mallrave luksoze LVMH, ka bërë një ofertë marramendëse prej 14.5 miliardë dollarësh, kompanisë gati dy shekullore (182 vjeçare) Tiffany, me qendër në SHBA. Kjo e fundit, njihet si markë luksoze për prodhimin e bizhuterive dhe gurëve të çmuar.

LVMH, në pronësi të njeriut më të pasur të Francës, Bernard Arnault, zotëron edhe marka të tjera si, Christian Dior, Givenchy dhe Bulgari. Xhevahirët dhe gurët e çmuar po shënojnë një rritje të shpejtë në sektorin e luksit.

Kreu i LVMH është shprehur në një deklaratë se, konfirmon që ka zhvilluar biseda paraprake për transaksionet e mundshme me Tiffany, duke shtuar se nuk ka ende asgjë konkrete për një marrëveshje të mundshme.

LVMH, e cila zotëron edhe marka si: Kenzo, Tag Heuer, Dom Pérignon, Moet & Chandon, çanta Louis Vuitton, bëri një ofertë paraprake për Tiffany në fillim të muajit tetor.

Lexo: Bernard Arnault tejkalon edhe Bill Gates. Bëhet personi i dytë më i pasur në botë

Nëse marrëveshja mund të konkretizohet, atëherë do të jetë një prej blerjeve më të mëdha të LVMH. Në vitin 2017 LVMH bleu Christian Dior.

Në tetor, LVMH ka hapur një fabrikë në Texas dhe në ceremoninë e inagurimit ishin edhe Presidenti i SHBA Donald Trump dhe vajza e tij Ivanka.

Në tregun global, produktet e LVMH po përballen me rritje të kërkesës, një tendencë që nuk shihet tek prodhimet e Tiffany. Madje shitjet e bizhuterive të çmuara kanë shënuar rënie. Edhe Tiffany mund të jetë prekur nga mosmarrëveshja tregtare mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës si dhe rritja e ndjeshme e tarifave.

LVMH ka 75 marka, 156 mijë punonjës dhe një rrjet prej gati 4600 dyqanesh. Tiffany me një rrjet prej 300 dyqanesh, ka të punësuar mbi 14 mijë persona.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0