"Lotus" do të shkurtojë rreth 200 vende pune - Business Magazine Albania

“Lotus” do të shkurtojë rreth 200 vende pune

Kompania e prodhimit të makinave Lotus ka vendosur të shkurtojë 200 vende pasi raportoi humbje të mëdha.

Në vitin 2022, Kompania me seli në Norfolk të Britanisë së Madhe rapportoi një humbje prej 145.1 milionë paundësh, ndërkohë që në 2021-in, kishte raportuar një humbje prej 86.6 Milionë paundësh.

Kompania njoftoi se do të restrukturonte krahun e punës, ç’ka mund të përfshinte shkurtimin e deri 200 vendeve të punës.

“Ne gjithashtu do të shohim nëse do të mund të ridislokojmë stafin dhe do të fokusohemi tek moslargimi i punonjësve që kanë njohuri dhe aftësi specifike, pavarëisht propozimit për reduktim të vendeve të punës”, u shpreh Lotus, e cila zotërohet nga kompania kineze Geely.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0