Indeksi i Lirisë Ekonomike 2016, Shqipëria ngjitet me 30 vende

Indeksi i Lirisë Ekonomike 2016, Shqipëria ngjitet me 30 vende


Shqipëria renditet para SHBA-së në Indeksin për Lirisë Ekonomike 2016 të publikuar dje nga “Heritage Foundation” në bashkëpunim me gazetën amerikane “The Wall Street Journal”. Një vit më parë, Shqipëria humbi 9 vende në krahasim me 2014-n, ndërsa këtë vit kapërceu 30 vende njëherësh, duke u renditur e 33-ta mes 188 ekonomive të marra për studim. Shqipëria në këtë indeks zë vend përkrah vendeve të tjera me ekonomi shumë të zhvilluar dhe rregulla liberale të tregut, si Norvegjia, Suedia, apo Mbretëria e Bashkuar. Politikat e tregtisë së lirë, jo vetëm që nxisin rritjen ekonomike, por inkurajojnë lirinë, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të pronës private dhe të drejtat e tjera. Njerëzit, sipas raportit që shoqëron indeksin, mendojnë se çfarë është e mirë për familjet e tyre, pavarësisht nga përpjekjet e grupeve me interes të veçantë për të kufizuar tregun e lirë. Në këtë indeks, SHBA paraqitet në vendin e 36, ndërsa në vendin e parë është Hong Kongu, i ndjekur nga Lihtenshtajni. Shqipëria renditet e treta në rajon pas Bullgarisë dhe Rumanisë, ndërkohë që Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia janë më poshtë në tabelë.

/Gazeta Shqip/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0