LinkedIn nuk zhgënjen, raporti i fundit financiar i kënaqshëm - Business Magazine Albania

LinkedIn nuk zhgënjen, raporti i fundit financiar i kënaqshëm


Raporti financiar i LinkedIn si një kompani e pavarur pas blerjes nga Microsoft muajin e kaluar, u publikua javën e kaluar. Mësuam se kompania gjeneroi 933 milionë dollarë të ardhura dhe fitim 1.13 dollarë për aksion. Dhe ndërsa LinkedIn numëron 450 milionë anëtarë, vetëm 25% e tyre janë përdoruesë aktivë.

Shifrat më të fundit financiare janë inkurajuese për kompaninë duke kaluar pritshmëritë sepse Wall Street kishte parashikuar 898.3 milionë dollarë të ardhura dhe 0.78 dollarë fitim për çdo aksion.

“Gjatë kësaj periudhe ne demostruam një moment të mirë për kompaninë, anëtarët dhe konsumatorët tanë falë rezultateve të kënaqshme financiare,” tha CEO i Linkedin Jeff Wiender.“Inovacioni i vazhdueshëm i produktit forcoi akoma më tej pozitat tona financiare.”

LinkedIn-nuk-zhgënjen-raporti-i-fundit-financiar-i-kënaqshëm-businessmag

Numri i përdoruesve aktivë të rrjetit social LinkedIn u bë i ditur vetëm vitin e kaluar dhe nëse vëreni trendin në tërërsi do të shikoni se ky numër ka qëndruar pothuajse i pandryshuar që nga 2015-ta.

LinkedIn u ble nga Microsoft muajin e kaluar në një marrëveshje 26.2 miliardë dollarëshe që i bie të jetë 196 dollarë për aksion. Për shkak të marrëveshjes, e cila pret finalizim, LinkedIn nuk publikoi një axhendë financiare për 2016-tën.

/PCWorld Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0