LinkedIn me "Recruiter" për një proces inteligjent rekrutimi - Business Magazine Albania

LinkedIn me “Recruiter” për një proces inteligjent rekrutimi


Linkedin, platforma sociale e mbi 400 milionё profesionistëve në kërkim të një rrjeti apo vendi pune, ka ndërmarrë hapa të bujshëm muajt e fundit pas raporteve financiare të dobëta dhe rritjes në rënie.

Pak ditë përpara publikimit të raportit të parë të 2016-tës, LinkedIn zgjodhi të prezantonte versionin e ri të platformës dhe aplikacionit Recruiter. Versioni i ri i zbuluar në Tetor të 2015-tës, sjell një ndërfaqe të re dhe funksionalitete të reja të kërkimit dhe sugjerimeve inteligjente. Si pjesë e vizionit të rrjetit social për të angazhuar më shumë përdoruesё në shërbimet e tij me pagesë, Linkedin është duke ofruar falas shërbimin e ri për 80% të 41,000 kompanive të abonuara aktualisht në platformën Recruiter.

Një vit nga blerja e Lynda për 1.5 miliardё dollarё, Linkedin po bën të pamundurën që të bindë investitorët se rritja dhe diversiteti në produkte është shumë afër. Po ditën e djeshme Linkedin prezantoi aplikacionin më të ri, Linkedin Students, me një gamë të gjërë përmbajtjesh për të rinjtë si ese rreth karrierës dhe lidershipit shoqëruar nga sugjerime për vende pune dhe këshilla për ndërtimin e një profili profesional.

Kjo lëvizje është shumë e rëndësishme nëse kemi në konsideratë se 22% e përdoruesve të Linkedin janë pikërisht të rinjtë. Por është platforma e rekrutuesve ajo që ushqen më së shumti shpresat e rrjetit social profesional për më shumë përdorues.
Një nga problematikat kryesore gjatë kërkimit të burimeve njerëzore në platformën Recruiter kanë qenë pikërisht mungesa e opsioneve specifike të kërkimit. Tani me versionin e ri, rekrutuesit mund të kërkojnë bazuar në cilësi specifike, tituj specifikё profesioni dhe në profilin LinkedIn.

Me pak fjalë aplikacioni tani do të analizojë profilet e 414 milionё anëtareve të rrjetit social për të gjetur personin e duhur në mesin e kandidatëve. Kërkimi mund të bazohet në titullin e vendit të punës, vendndodhjen, aftësitë, kompanitë për të cilat kanë punuar, shkollën që kanë ndjekur e shumë të tjera.

Linkedin tha për Venture Beat se efikasiteti i platformës së re ka ndikuar pozitivisht kjo për vetë faktin se numri i kërkimeve ka rënë me 17 % ndërsa është rritur me 42 % numri i shikimeve të profileve. Dhe falë grafikut ekonomik, rezultatet e paraqitura do të jenë akoma edhe më të detajuara dhe specifike. Çdo gjë është ndërtuar që ta bëjë proçesin e rekrutimit jo vetëm më efikas, por edhe më inteligjent.

 

/PCWorld Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0