Linja e televizorëve QLED 2017 Samsung vlerësohet me çertifikimin UHD Alliance Premium - Business Magazine Albania

Linja e televizorëve QLED 2017 Samsung vlerësohet me çertifikimin UHD Alliance Premium


Seoul, 20 Mars 2017 – Samsung Electronics deklaroi sot se linja e tij e televizorëve QLED 2017 është çertifikuar nga UHD Alliance (UHDA) si një ULTRA HD PREMIUM. Çertifikimi përfshin portofolin 2017 QLED TV, bashkë me modelet Q9, Q8 dhe Q7.

“Marrja e kësaj vule aprovimi nga UHD Alliance është një nder për ne,” tha MS Kim, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Biznesit Vizual në Samsung. “Ne jemi krenar që po ofrojmë për konsumatorët tanë një eksperiencë argëtimi në shtëpi Ultra HD me linjën tonë të televizorëve QLED 2017.”

Logo e UHDA’s ULTRA HD PREMIUM identifikon produktet dhe shërbimet që përmbushin ose tejkalojnë nivelet strikte të performancës për rezolucionin 4K, gamën shumë dinamike dhe spektrumin e gjerë të ngjyrave. Këto specifika bëjnë të mundur që televizorët, përmbajtja apo pajisje të tjera të jashtme siç janë UHD Blu-ray players, të shfaqin plotësisht përmbajtjen në formën e saj më të pasur duke i lejuar përdoruesit të përjetojnë një eksperiencë më të përshtatshme për dhomën e tyre të ndenjes.

E prezantuar në CES 2017, linja e televizorëve QLED përfshin një përformancë të përmirësuar të pamjes së ngjyrave duke paraqitur saktë hapësirën e ngjyrave DCI-P3* dhe për herë të parë për Samsung, mund të riprodhojë 100% volumin e ngjyrës. Kjo do të thotë që televizorët e rinj QLED të Samsung shpalosin të gjitha ngjyrat në çdo nivel ndriçimi – madje dhe me dallimet më të vogla të dukshme në kulmin e ndriçimit QLED – duke tejkaluar kërkesat UHDA. Ky përmirësim është rezultat i adoptimit nga Samsung të një materiali të ri Quantum Dot metalik, duke bërë të mundur që televizorët të shprehin një gamë të përmirësuar të ngjyrave me një detaj më të shkëlqyer krahasuar me televizorët tradicional. Me kualitetin e pamjes si prioritet kryesor për klientët në të gjithë botën, televizorët QLED 2017 të Samsung përfaqësojnë një hap përpara për argëtimin në shtëpi.

UHDA është një koalicion global i përbërë nga më shumë se 50 kompani anëtare – ku përfshihen studiot filmike më të mira, prodhuesit e elektronikës së konsumit dhe distributorë për përmbajtjen – e themeluar për të nxitur dhe promovuar ekosistemin Ultra HD dhe përfitimet e teknologjisë Ultra HD. Aleanca është e fokusuar gjithashtu për të ndihmuar klientët të ndërtojnë një ekosistem UHD të padukshëm, të integruar dhe me një kualitet të lartë nga fillimi në fund. Pajisjet premium UHD dhe përmbajtja do të markohen qartësisht në mënyrë që konsumatori të mund t’i indentifikojë lehtësisht në dyqan. Për të mësuar më shumë rreth UHDA, ju lutemi të vizitoni http://www.uhdalliance.org/.

*DCI-P3 është një hapësirë ngjyrash e zakonshme RGB për projektimet e filmave dixhital në industrinë amerikane të filmit.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0