"Let's talk" projekti i dytë fitues në Startup Weekend Tirana - Business Magazine Albania

“Let’s talk” projekti i dytë fitues në Startup Weekend Tirana


Në datat 9-11 Dhjetor 2016 në Protik Innovation Center u organizua Startup Weekend Tirana, event gjatë të cilit grupet e zhvilluesve, menaxherët e biznesit, entuziastët e startupeve, gurutë e marketingut, artistët grafikë dhe ide të tjera inovative për startupe të reja formojnë ekipe rreth këtyre ideve dhe punojnë për të zhvilluar një prototip pune ose demo. Prezantimi dhe shpallja e fituesve u bë të Dielën në mbrëmje në “Hotel Plaza Tirana”.

Business Magazine Albania ishte e pranishme si media partnere dhe si mbështetëse e të gjithë iniciativave të reja nga të rinjtë.

Çmimi i dytë i këtij kompeticioni u rrëmbye nga ky projekt interesant i quajtur “Let’s talk”:

Let’s Talk!

A ndiheni vërtet të lirë të flisni për problemet dhe emocionet tuaja në shoqërinë ku jetojmë?

Shpeshherë është stigma ajo që na shmang të bisedojmë dhe me një psikolog.

Webfaqe që ka të bëjë me krijimin e një platforme online ku çdokush mund të ndihet i lirë dhe i sigurtë për të folur dhe biseduar me bashkëmoshatarë si dhe ekspertë lidhur me problemet psikologjike dhe sociale të ndryshme që ndeshin në komunitetin dhe shoqërinë ku jetojmë. Përmes disa paketave do të ofrohet mundësia e këshillimit me chat me ekspertë të fushës por përveç kësaj çdo përdorues me anë të testeve vetë-vlerësuese dhe mini-detyrave mund të vërej progresin e tij emocional. Përveç forumit me përdorues të tjerë ekziston dhe këndi ku flitet për interesa të përbashkëta si: filma, muzikë, libra etj

Nga ana tjetër kjo platformë do mundësojë një hapësirë të re punësimi edhe për psikologë dhe organizata të tjera sociale në ndihmë të të rinjve dhe shëndetit mendor.

 

Më poshtë është intervista ekskluzive për Business Magazine Albania:

BM: Përshëndetje! Urime edhe njëherë për vendin e dytë në Startup Weekend Tirana. Fillimisht le të bëjmë një prezantim të anëtarëve të ekipit tuaj.

Anëtarët:

  • Ardita Çuni – studente, dega Informatikë
  • Xheni Pashollari – studente, dega Informatikë Ekonomike
  • Julia Kushta – studente, viti i tretë gjimnaz
  • Edi Hoxhalli – programues, ka kryer studimet për Shkenca Kompjuterike
  • Arjet Kraja – student, dega Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

Drejtuese e ekipit: Xheni Pashollari

BM: Tani që gjithçka ka përfunduar, si e vlerësoni çmimin që fituat?

Sigurisht që jemi shumë të kënaqur dhe shumë të vlerësuar. Kur hymë në këtë udhëtim nuk prisnim që të fitonim, ishte thjesht një ide që lindi krejt rastësisht nga jeta e përditshme, nga gjërat që kishim hasur dhe në momentin që fituam u ndjemë shumë të habitur, të çuditur, të lumtur pra përjetuam një ndjesi të veçantë.

BM: Mund të na flisni pak për idenë tuaj të biznesit/startup-in tuaj?

Në Shqipëri është shumë tabu të shkosh te psikologu apo të marrësh një ndihmë profesionale për sa i përket problemeve të tua apo gjendjes emocionale. Ideja ishte të hapnim një website ku mund të flisje si me bashkëmoshatarët si me një ekspert të fushës dhe njëkohësisht të mbetesh anonim. Sepse ky është dhe problemi më i madh sepse ndihemi sikur nuk mund të flasim në momentin që përmendet emri jonë. Ideja e website-it është që ai të jetë i ndarë në tre pjesë ku një pjesë është për forumet ku mund të komunikosh me bashkëmoshatarët e tu për probleme të ndryshme si dhe për interesat e tua vetjake, më pas është pjesa më e rëndësishme e platformës që është konsultimi me psikologë të ndryshëm, ku mund të gjesh psikologun më të përshtatshëm për ty dhe të diskutosh në varësi të paketave që mund të jenë 1 herë në muaj, 4 herë, 8 herë në varësi të zgjedhjes.

BM: Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben?

Kjo faqe i shërben të gjithë të rinjve, kryesisht moshave nga 13 deri në 30 vjeç të cilët ndjejnë nevojën për të bërë një terapi të tillë ose thjesht për të folur për një problem që realizohet dhe nëpërmjet forumeve, por gjithashtu kjo ofron një zgjidhje edhe nga ana e biznesit përsa i përket tregut të punës së psikologëve sepse është një mundësi e re punësimi.

BM: Kjo ide është vetëm për Shqipërinë, apo synoni një shtrirje më të gjerë?

Ideja fillestare është për Shqipërinë dhe më pas në bazë të suksesit që do të ketë mund të zgjerohet në vendet Ballkanike ose vende të tjera që kanë një ideologji të ngjashme me Shqipërinë.

lets-talk-projekti-i-dyte-fitues-ne-startup-weekend-tirana-businessmag

BM: Po përsa i përket eventit çfarë përshtypje iu la, si e gjetët veten?

Eventi ishte shumë fun. Ishte shumë e lodhshme sepse ishin tre ditë non-stop duke punuar por arritëm të njihnim shumë njerëz të ndryshëm, pamë ide të ndryshme dhe më e rëndësishmja u njohëm me grupin tonë sepse ne si grup u krijuam aty dhe vumë ide të gjithë bashkë dhe ishte një mënyrë e re për të punuar me njerëz të rinj.

Gjithashtu desha të shtoj që ideja e startup-it është diçka shumë inovative, inkurajuse dhe motivuse për ne të rinjtë e kësaj fushe por dhe fushave të tjera që duam të ndërrmarrim diçka. Një formë e tillë që është goxha e rrallë në Shqipëri neve na motivon.

BM: Në ktë pikë ku keni arritur çfarë iu nevojitet për të vazhduar më tej?

Momentalisht ne kemi punuar thjesht si ide mbi website-in duke ndërtuar website-in por akoma nuk është hedhur në treg. Na duhet një ndihmë financiare për të mbuluar shpenzimet për realizimin e tij, për shembull hostet, shpenzimet teknike që kryesisht mund t’i heqim edhe vet pjesën teknike por duhet një farë ndihme. Dhe nga ana e marketingut kemi nevojë për ndihmë sepse jemi të rinj në këtë pjesë dhe kryesisht jemi nga fusha e IT-së dhe jo nga ajo e marketingut.

BM: Mua më duket një ide interesante dhe në të njëjtën kohë e guximshme…

Duke ditur që Shqiptarët nuk e marrin guximin të shkojnë te psikolgu ne prandaj zgjodhëm që personi të ketë të drejtën të jetë anonim në këtë mënyrë zbutet dhe mentaliteti dhe nëse ky person më vonë ndihet komfort ai mund t’a ndajë historinë me pjesën tjetër.

BM: Ku e shihni më vonë biznesin tuaj?

Synimi jonë fillestar është të kemi 100 klikime në ditë, pra 100 persona të ndryshëm në mënyrë që të përqafohet si ide dhe të grumbullojë fitimet e para si biznes duke marr parasysh dhe tregun sepse vitit i parë është gjithmonë i vështirë për një biznes.

BM: Ne ju falenderojmë për intervistën dhe ju urojmë shumë suksese!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0