Lepuj dhe tigra të verbër: 10 shprehje që vërtetojnë se Jack Ma ka një pikëpamje të çuditshme për jetën

Lepuj dhe tigra të verbër: 10 shprehje që vërtetojnë se Jack Ma ka një pikëpamje të çuditshme për jetën


 

Jack Ma po e lë postin e tij si kryetar i Alibaba për një vit, por ne shpresojmë që ai të vazhdojë të frymëzojë njerëz me fjalët e tij të sinqerta dhe thëniet apo perlat motivuese.

Lexoni: Jack Ma, shpejt mësues i anglishtes. Ngre edhe fondacionin me emrin e tij

Ata që e njohin historinë e Ma, duhet të dinë dhe për karrierën e tij si mësues i anglishtes, gjë që ka ndihmuar në elokuencën e tij krahasuar me manjatët e tjerë të biznesit dhe 10 refuzimet e tij nga Harvard.

Nuk është çudi, pra, që komentet e tij gjatë viteve, qoftë duke ofruar këshilla për karrierë apo duke bërë gjykime të përgjithshme për jetën, shpesh kanë qenë aq argëtuese sa dhe frymëzuese.

Lexoni: Jack Ma: Profili i një sipërmarrësi me dështime

Këto janë 10 shprehje nga Jack Ma, në tema që varjojnë nga kapja e lepujve te qeveria, të cilat do t’ju pëlqejnë.

Leksion jete #1: Si të flasësh

“Vetëm budallenjtë përdorin gojën për të folur. Një njeri i zgjuar përdor trurin, dhe një njeri i mençur përdor zemrën.”

Leksion jete #2: Ndonjëherë e ke vetë në dorë

“Nëse je i varfër në moshën 35, e meriton.”

Leksion jete #3: Edhe njerëzit e pasur e kanë të vështirë

“Kur kemi para, ne bëjmë më shumë gabime.”

Leksion jete #4: Natyra e dashurisë

“Nëse konsumatori të do, edhe qeveria do të dojë.”

Leksion jete #5: Me kë të martohesh

“Asnjëherë mos bëj biznes me qeverinë. Duaje, por mos u marto me të.”

Leksion jete #6: Vizioni

“Unë e quaj veten një njeri të verbër, hipur mbi një tigër të verbër.”

Leksion jete #7: Alegoritë e kafshëve janë të rëndësishme

“Nëse janë nëntë lepuj në tokë dhe do të kapësh njërin prej tyre, fokusohu vetëm tek ai.”

Leksion jete #8: Qetësohuni dhe frenoni entuziasmin

“Kur njerëzit kanë një vlerësim të lartë për ty, përgjegjësia jote është të qetësohesh dhe të jesh vetvetja.”

Leksion jete #9: Duaji qaramanët 

“Mundësia qëndron aty ku janë ankesat.”

Leksion jete #10: Budallenjtë janë çelësi

“Njerëzit inteligjentë kanë nevojë për një budalla që t’i drejtojë. Kur ekipi është një grumbull shkencëtarësh, është mirë që një fshatar të udhëheqë rrugën. Mënyra e tij e të menduarit është ndryshe. Është më e thjeshtë të fitoni nëse ekipi juaj ka njerëz që shohin nga perspektiva të ndryshme.”

SCMP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0