Lëndët djegëse tashmë një kërcënim edhe për industrinë gjermane të automobilave - Business Magazine Albania

Lëndët djegëse tashmë një kërcënim edhe për industrinë gjermane të automobilave


Anëtarë të qeverisë flasin për një barrë të rëndë për Gjermaninë dhe kërkojnë nga prodhuesit e automobilëve reagim të shpejtë ndaj krizës së lëndëve djegëse. Ekonomistët parlajmërojnë një ngadalësim të zhvillimit ekonomik.

Ministri federal i Transporteve Alexander Dobrindt ka kërkuar nga prodhuesit e automobilëve të reagojnë. “Industria e automobilëve ka një përgjegjësi të madhe për të rivendosur besimin dhe të shlyejë gabimet e bëra“, tha politikani i partisë CSU për gazetën “Bild am Sonntag”.

Është “e tmerrshme” që për veturat po rrezikohet marka “Made in Germany”. Kriza madje është bërë një barrë për të gjithë industrinë gjermane. Ministri federal i Transporteve Dobrindt tha: “Industria e automobilëve ka një përgjegjësi të madhe.” Sipas vlerësimit të Institutit gjerman për Studimet  ekonomike kriza është një paralajmërues për ngadalësim të zhvillimit ekonomik në Gjermani. Shefi i Institutit Marcel Fratzscher tha për gazetën “Welt am Sonntag” se Gjermani e ka arritur pikën e lartë të kapaciteteve prodhuese ekonomike dhe ndoshta edhe e ka tejkaluar atë.” Ndërmarrjet kanë investuar shumë pak dhe kjo sidomos në kërkimin shkencor dhe inovacion.

“Në industrinë e automobilëve mund të shihet se aty kanë mbetur shumë gjatë në teknologjitë e vjetra”. Marka “Made in Germany” është e lidhur ngushtë me prodhimin e automobilëve. “Një krizë e industrisë së makinave është një rrezik për të gjithë ekonominë gjermane

“Transformimi më i madh në historinë e industrisë së makinave”

Ministrja federale e Ekonomisë nuk shkon kaq larg. Por Brigitte Zypries e shikon industrinë e auomobilëve përpara transformimit më të madh në historinë e tyre 100 vjeçare. Prodhuesit gjermanë duhet të lëvizin shpejt në qoftë se duan të konkurrojnë me Kinën dhe vendet e tjera përsa i përket veturave elektrike, tha Zypries.

Zypries: “As e arsyeshme dhe as me objektiva të qarta.

Ministrja e Ekonomisë kërkoi një strategji të përbashkët të politikës dhe të industrisë së automobilëve për nxitjen e elektromobilitetit. “Në periudhën e ardhshme legjislative do të duhet të ngrihet një platformë “e ardhmja e mibilitetit” ku ne do të flasim me ekspertët për transformimet e nevojshme për një rrjet mobiliteti të qëndrueshëm”, tha ministrja. “Ne na duhen koncepte të së ardhmes dhe jo vetëm aksione të ditës. Politikania e SPD-s është kundër përcaktimit të një date se kur do të ndalohet përdorimi i motorëve me djegie. Për momentin të përcaktosh një datë si viti 2040 nuk është e arësyshme dhe jo konstruktive.” Qeveria britanike është shprehur se deri në vitin do të ndalohet përdorimi i motorrëve me djegie.

Dyshime për makinat elektrike “Ndërsa në Angli thuajse nuk prodhohen vetura më, Gjermania është një nga vendet ku prodhohet numri më i madh i tyre në botë me mbi 1 milionë vende pune që varen prej saj,” tha Zypries. “Nuk është aspak konstruktive të përmendësh data në një ardhme të largët.” Ministra kërkoi “rregulla të njëhsuara në nivel të Bashkimit Evropian. Zypries vuri në dyshim qëllimin për të patur në rrugët e Gjermanisë 1 milionë automobilë elektrikë deri në vitin 2020 duke e konsideruar si “shumë të ambicionuar dhe jo të lehtë për t´u arritur”. Shitja e makinave elektrike deri tani “nuk ka qenë shumë e suksesshme.

Optimizëm tek Volkswageni

Sipas mendimit të Shefit të Volkswagenit Herbert Diess elektromobiliteti do të ndihmojë të riforcojë Volkswagenin. Konzerni nga Wolfsburgu ka humbur shumë në besueshmëri për shkak të krizës së gazrave, tha Diess për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA. Megjithatë menaxheri tregohet optimist: “ne kemi arritur që kohët e fundit ta riforcojmë pozicionin tonë në treg, dhe unë mendoj se në vitin 2018 Volkswageni do ta lerë krizën pas.”
Menaxheri i Volkswagenit Diess: “Nafta mbetet sidoqoftë një alternativë”

Diess po ashtu nuk mendon se do të ketë një kalim të shpejtë në elektromobilitet dhe një fund të shpejtë të naftës. “Në Europë nafta mbetet një alternativë për automjetet e mëdha dhe për udhëtime të gjata, edhe pse do të jetë e kushtueshme dhe avantazhet nga taksa e vajgurit në vitet e ardhshme mund të reduktohet.” Alexander Dobrindt kërkon nga industria e makinave më shumë dinamikë në inovacionet për motorrët.

Gjykata administrative e Shtutgardit i hapi dritën jeshile ndalimit të automjeteve me lëndë djegëse në qendrat e qyteteve. Gjykata mendon se ndalimi i automjeteve të vjetra është zgjidhja më e mirë për të ulur nivelin e gazrave të dëmshëm për shëndetin. Në Shtutgart por edhe në shumë qytete të tjera gjermane niveli i lejuar i gazrave të emetuar kalohet në mënyrë të ndjeshme.

burimi: syri.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0