Lati në Top Story: Kujdes me kontratat koncesionare - Business Magazine Albania

Lati në Top Story: Kujdes me kontratat koncesionare


Autoriteti i Konkurrencës raportoi tri ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë, ku kreu i këtij institucioni, Lindita Lati foli para deputetëve anëtarë të këtij komisioni edhe për GFI, kompani e regjistruar në një parajsë fiskale, që më pas ka shitur aksionet e veta.

Bëhet fjalë për koncesionin e markimit të karburanteve, një koncesion 150 milionë dollarësh, që GFI e mori në fund të qeverisë “Berisha”, në 2013.

Duke iu rikthyer kësaj teme në Top Story, Lati e ftuar këtë të enjte ripërsëriti qëndrimin sesi të shmangen fenomene të tilla në të ardhmen.

“I vetmi instrument është që në marrëveshjet koncesionare duhet të jetë e shprehur qartas se kur ndryshohet paketa e kontrollit të koncesionarit duhet të merret autorizimi nga autoriteti nënshkrues i marrëveshjes koncesionare dhe rrjedhimisht kjo sjell një instrument tek Autoriteti i Konkurrencës”, deklaroi ajo.

Ajo thotë se duhet patur parasysh efekti për asetet publike në rastet e shit-blerjeve të kompanive.

“Që në momentet kur nisin bisedimet duhet të dimë a kemi të bëjmë me investitorë seriozë dhe institucionet që janë përgjegjëse deri në finalizimin e kontratës, duhet të kenë në bazë çuarjen drejt shfrytëzimit me sukses të aseteve kombëtare”, tha Lati.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0