Objektivat e Tech Tour janë:
- Të identifikoje valën e ardhshme të kompanive më të mira private nga vendet e Europës Juglindore.
- Të promovojë investime dhe partneritete duke prezantuar një delegacion të investitorëve ndërkombëtarë dhe sipërmarrësve kryesorë europianë tek aktorët kryesorë në rajon.
Sektori dhe fushëveprimi i kompanive – 24 sipërmarrje që janë aktive në Deep tech, Mobility, Energy, Agri-tech, Blockchain, Fintech.
SEE Tech Tour 2019 promovon inovacionin dhe investimet në kompanitë më të mira të teknologjisë nga e gjithë Europa dhe është shansi juaj për t’u lidhur me VC-të, sipërmarrësit, ekspertët e industrisë për të nxitur lidhje të reja, biznese dhe investime.
SEE Tech Tour do të shfaqë një total prej 24 kompani, të cilat duken premtuese në lidhje me teknologjinë e lartë nga rajoni i Europës Juglindore:
- 28 Maj, Bukuresht – 12 kompani nga Kroacia, Hungaria, Rumania, Moldavia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukraina;
- 29 Maj, Sofje – 12 kompani nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Kompanitë sipërmarrëse do të paraqesin biznesin e tyre para një delegacioni të ftuar prej 30 investitorësh lokalë dhe 30 ndërkombëtarë, aktivë në rajon.
Një Komision Zgjedhës i dedikuar do të bashkojë investitorët kryesorë ndërkombëtarë, udhëheqësit e biznesit dhe përfaqësuesit e instituteve të zhvillimit për të identifikuar kompanitë që do të përzgjidhen, të cilat do të paraqesin bizneset e tyre në South East Europe Tech Tour. Mbi 150 kompani do të kalojnë në një proces rigoroz shqyrtimi dhe do të vlerësohen bazuar në veçantinë e teknologjisë së tyre, fuqinë e modelit të tyre të biznesit, vizionin, aftësinë për të ekzekutuar planin e biznesit, cilësinë dhe ecurinë e menaxhimit të tyre.
Për t’u regjistruar plotësoni formularin: SEE-Tech-Tour-2019
Për axhendën klikoni Këtu.
Për më shumë informacion klikoni Këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto