Lançohet aparati fotografik që printon foto pa përdorur bojë - Business Magazine Albania

Lançohet aparati fotografik që printon foto pa përdorur bojë


Kompania ‘Polaroid’ ka prezantuar aparatin e saj fotografik më të fundit, i cili mund t’i printojë fotot brenda një minute duke përdorur ZINK ( teknologji e printimit pa bojë).

Pajisja u lançua në Las Vegas gjatë eventit ‘Consumer Electronics Show 2017.’ Ajo mund t’i printojë fotot në madhësinë 3×4-inç (7×10 cm). Aparati ka të integruar një sensor CMOS 20-megapiksel, blic të dyfishtë LED, mund të regjistrojë video HD 1080p dhe 3 mënyra fotografimi si: bardh e zi, me ngjyra dhe vintage.

Ai gjithashtu ka lidhje Wi-Fi dhe Bluetooth-i, aplikacionin Polaroid Print si edhe mekanizmin ‘self-timer’, kështu që ju mund të bëni selfie pa pasur nevojë të zgjatni krahun. Aparati përmban një ekran me prekje LCD, 3.97inç (10 cm) për të inkuadruar dhe printuar fotografitë brenda një minute.

burimi: acp.al

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0