Përgatitja e fëmijëve në fushën e teknologjisë informative është më se e nevojshme, pavarësisht profesionit, të cilin fëmija do të zgjedhë në të ardhmen.
Por, teknologjia nuk mësohet ndryshe përveç se nga praktika.
Prandaj, më 7 nëntor do të lançohet LabBox, produkti i parë edukativ, i cili fuqizon fëmijët që të mësojnë për elektronikën dhe programimin.
Planprogrami i zhvilluar nga ekipi i Labbox-it, i cili u mundësohet fëmijëve mbi moshën 8 vjeçare, përmban blloqet elektronike, me të cilat fëmijët mund të ndërtojnë projekte të ndryshme, si llambë dore apo robotë të ndryshëm.
Nëse fëmijët tuaj kalojnë kohën me LabBox, do të jenë më të përgatitur për të adhmen e tyre, duke pasur mundësinë që të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për shekullin 21.
Lançimi i LabBox-it do të bëhet më 7 nëntor. Produktet e Labbox mund t’i porosisni në website-in e tyre: www.labbox.education
LabBox është produkt i zhvilluar nga Akademia jCoders, e certifikuar në STEM nga Agjensioni Amerikan i Akreditimit AdvancEd.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto