Kylie Jenner bëhet miliarderja më e re në botë - Business Magazine Albania

Kylie Jenner bëhet miliarderja më e re në botë


Kim Kardashian West mund të jetë personazhi më i shquar i klanit Kardashian-Jenner, por Kylie Jenner është deri tani më e pasura.

21-vjeçarja tani është miliarderja më e re në botë që pasurinë e ka ndërtuar vetë, sipas Forbes, duke lënë pas edhe Mark Zuckerberg, i cili është bërë miliarderi më i ri në botë në moshën 23-vjeçare.

Lexoni: Kylie Jenner, sipërmarrësja më e re që po kalon dhe Mark Zuckerberg nga pasuria

Forbes vlerësoi se kompania e Jenner, Kylie Cosmetics, është me vlerë 900 milionë dollarë. Kjo plus paratë që ajo ka bërë nga promovimi i produkteve në Instagram i sjell asaj statusin e miliarderes.

Anëtarja tjetër më e pasur e familjes Kardashian-Jenners është Kim Kardashian West, e cila ka vlerë rreth 350 milionë dollarë.

Shumë e kanë kritikuar Forbes që thotë se Jenner e ka bërë pasurinë vetë, duke thënë se ajo ka lindur në një familje të pasur dhe të privilegjuar. Në shkurt, Jenner iu përgjigj reagimit të ashpër në një intervistë me revistën Paper, duke thënë, “fakti që jam bërë vetë e pasur është i vërtetë” duke shtuar se prindërit e saj “ia prenë të ardhurat në moshën 15 vjeçare”.

Lexoni: Njerëzit janë duke dhuruar para për Kylie Jenner që ajo të bëhet miliarderja më e re në botë

Jenner, e cila bëri 21 vjeç në Gusht, ka ndërtuar një perandori kozmetike, luajti së bashku me familjen e saj në Keeping Up with the Kardashians, si dhe në shfaqjen e saj “Jeta e Kylie”, filloi një linjë veshjesh me motrën e saj dhe ka promovuar miliona produkte në Instagram.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0