Ky startup po përdor teknologjinë për të shpëtuar miliona foshnja - Business Magazine Albania

Ky startup po përdor teknologjinë për të shpëtuar miliona foshnja


Sona Shah dhe Teresa Cauvel janë në një mision për të përdorur teknologjinë për të shpëtuar miliona foshnja në mbarë botën.

Dyshja u takua gjatë përfundimit të një programi master në Universitetin e Kolumbias. Ndërsa në një udhëtim në Ugandë, ato vizituan shumë spitale lokale dhe panë pajisje komerciale që ishin pa vlerë dhe të shtrenjta për t’u mirëmbajtur. Ato gjithashtu kaluan kohë në spitalet e foshnjave të sapolindura, ku mungesa e infermierëve shkaktonte që shumë foshnja të vdisnin nga shkaqe të parandalueshme.

Dyshja përdori aftësitë e tyre inxhinierike për të trajtuar këto probleme dhe në vitin 2015 themeloi Neopenda me bazë në Chicago. Shah dhe Cauvel janë të dyja në listën e top 30 liderëve të rinj nën 40 vjeç për teknologjinë në ndihmë të shëndetit të Business Insider.

Lexoni: Teknologjia një ndihmë e madhe për zbulimin e kancerit

Produkt i parë Neopenda, i cili aktualisht është ende në zhvillim, është pajisje e vogël, e ngjashme me një smartwatch për qëllim për të monitoruar dhe matur katër shenjat vitale në të njëjtën kohë, duke përfshirë rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, oksigjenin në gjak dhe temperaturën.

Këto parametra transmetohen në një tablet ku infermieret mund të monitorojnë kushtet në kohë reale të foshnjave dhe mund të njoftohen kur shenjat vitale të një foshnje dalin jashtë normës së lejuar. Përgjigjet më të shpejta mund të bëjnë ndryshimin kur bëhet fjalë për të porsalindurit. Neopenda shpreson se produkti i saj do të jetë i dobishëm në spitalet e mbipopulluara në zonat me burime të ulëta, ku pajisjet ekzistuese për të monitoruar foshnjat thjesht nuk i plotësojnë nevojat.

Mbi 7,000 të sapolindur vdesin çdo ditë në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shumica e këtyre vdekjeve janë shkaktuar nga faktorë që janë lehtësisht të parandalueshëm ose të shërueshëm.

Këto pajisje janë me bateri të karikueshme dhe janë me feedback nga mjekët dhe infermierët Ugandë për t’u siguruar që ato do të plotësojnë nevojat dhe kufizimet e spitaleve atje. Neopenda po kryen validim klinik për disa muaj dhe parashikon që produkti do të jetë komercialisht në dispozicion në tremujorin e tretë të vitit 2019.

Kompania ka marrë rreth 750,000 dollarë fonde deri tani për produktin e saj.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0