Ky shtet amerikan ka vendosur që bizneset të paguajnë taksat me bitcoin - Business Magazine Albania

Ky shtet amerikan ka vendosur që bizneset të paguajnë taksat me bitcoin


Edhe pse vlera e Bitcoin ka pësuar një rënie masive dhe të vazhdueshme – kriptomonedha ka pësuar një humbje prej 40% të vlerës vetëm gjatë muajit të fundit – një lajm i mirë ka dalë për besimtarët e saj. Në mënyrë të veçantë, shteti i Ohajos njoftoi se do t’u lejojë bizneseve të përdorin bitcoin për pagesat e taksave.

Kjo do të jetë e kufizuar vetëm për qëllime biznesi megjithatë do të nxisë më tej biznese lokale të pranojnë Bitcoin për të paguar taksat e tyre.

Lexoni: Përgjigjet më të zakonshme në lidhje me pyetjet që bëhen rreth Bitcoin

“Në asnjë moment, zyra e Thesarit nuk do të mbajë kriptomonedhat,” shpjegon ohiocrypto.com. “Pagesat e bëra në OhioCrypto.com, përmes partnerit tonë të tretë të procesimit të pagesave të kriptomonedhave BitPay, konvertohen menjëherë në dollarë para se të depozitohen në një llogari shtetërore.”

Sipas Wall Street Journal, bizneset mund të fillojnë të regjistrohen këtë javë në ohiocrypto.com për mundësinë për të paguar taksat e tyre në bitcoin. Dhe po, mënyra e vetme e pagesës është me bitcoin.

Ohajo është bërë shteti i parë në SHBA dhe një nga qeveritë e para në botë, i cili pranon që taksat të paguhen me anë të kriptomonedhave.

Lexoni: Kosova, vendi më i mirë për fillimin e një biznesi në 2019

Por pse tani? Bitcoin ka qenë vërdallë për më shumë se 10 vjet dhe luhatjet e shpejta të çmimeve duket se e bëjnë atë një mundësi jo të përshtatshme për pagimin e taksave. Por sipas deklaratave zyrtare për WSJ, kjo ka të bëjë me “mbjelljen e një flamuri” në hapësirën e kriptomonedhave në Ohajo.

Dhe një flamur i vendosur në një anije që po fundoset ende është një flamur, edhe nëse shërben vetëm për të tërhequr peshkaqenë.

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0