Ky ritual i Amazon mund të ndihmojë dhe kompaninë tuaj

Ky ritual i Amazon mund të ndihmojë dhe kompaninë tuaj


CEO i Amazon Jeff Bezos nisi një ritual që shumë pak drejtues biznesesh e bëjnë me skuadrat e tyre. Është një ritual që lidhet me inovacionin e Amazon.

Që në fillimet e Amazon, Bezos bënte një njoftim për shtyp paraprak, para lançimit të një produkti apo iniciative të re. Është një teknikë që ju ndihmon ju dhe ekipin tuaj të krijoni inovacione që kanë sukses.

“Shkrimi i ideve dhe propozimeve në përshkrim sjell ide më të mira, më të qarta dhe biseda më të mira lidhur me realizimin e këtyre ideve”, thotë John Rossman, ish ekzekutiv në Amazon. Ai shkroi një njoftim për shtyp të plotë gjashtë muaj para lançimit të biznesit të ri. Ky dokument nuk ishte për publikun. U shkrua për të motivuar, angazhuar dhe fuqizuar ekipin e tij.

Lexoni: Fraza me 3 fjalë që mund t’ju ndihmojë të merrni vendime më shpejt, sipas Jeff Bezos

  1. Njoftimi duhet të jetë për të ardhmen

Një “njoftim për shtyp paraprak” duhet shkruar sikur produkti të jetë lançuar dhe më e rëndësishmja sikur është një sukses për tregun ekzistues.

Para se të shkruani njoftimin tuaj për shtyp, pyesni veten: “Sa afatgjatë do të jetë dhe si do të jetë suksesi kur ne të arrijmë atje?”

  1. Fillo me konsumatorin

Njoftimi për shtyp duhet të shpjegojë pse produkti përmirëson eksperiencën e konsumatorit, çfarë bën më mirë se produktet në të njëjtën kategori dhe si e komenton konsumatori.

Lexoni: Dëshiron të punosh me Jeff Bezos? Ja tre pyetjet që ai u bën punonjësve të rinj

Amazon është i fiksuar pas konsumatorit. Kjo gjë kërkon që gjithmonë primare të kesh eksperiencën e konsumatorit. Një njoftim për shtyp paraprak për të ardhmen, jep drejtuesit dhe skuadrës një përshkrim specifik se si produkti apo ideja do të funksionojë kur të jetë në duart e konsumatorit.

  1. Artikulo qartë objektivat

Sipas Rossman, një njoftim paraprak duhet të përmbajë “rezultate të qarta, të matshme, rezultate që ke arritur më parë, përshirë ato financiare, operative dhe rezultatet të tregut ku punon”.

Të njëjtën gjë bënte dhe John Kennedy në deklaratat e tij për shtyp. Ai vendoste objektiva të qarta dhe i lexonte sikur misioni të ishte realizuar me sukses. “Ky komb duhet të arrijë qëllimin e uljes së njeriut të parë në hënë dhe kthimin e tij shëndosh e mirë në tokë përpara se të përfundojë kjo dekadë”.

Në një tjetër fjalim, Kennedy u tregua dhe më specifik. Ai tha: “Ne duhet të dërgojmë në Hënë, 240,000 milje larg, një anije kozmike më shumë se 91 metra e lartë, e bërë me përzierje metalesh…”

Po ti kur do të shkosh në Hënë? Bëj një njoftim për shtyp specifik dhe të kuptueshëm.

Lexoni: 5 sekretet e suksesit sipas Jeff Bezos

  1. Përshkruaj pengesat që duhet të kalosh

Duhen diskutuar problemet që duhen adresuar për të arritur sukses. Kjo gjë arrihet me njoftimin për shtyp.

Nënvizo problemet me të cilat duhet të merret skuadra jote, por mos u shqetëso nëse problemi nuk është zgjidhur ende. Ka kohë. E rëndësishme është t’i japësh skudrës një sens arritjeje dhe një përshkrim të qartë se si do të duket bota e tyre pasi problem të jetë zgjidhur.

Bezos kërkon një njoftim paraprak për çdo ekip përpara se të lançojnë një produkt apo ide të re, apo vendim për të hyrë në një treg të ri. Pse? Sepse inovacioni është një punë e vështirë. Nuk është fjala vetëm për krijimin e një produkti të ri që vetëm përmirëson një kategori të caktuar. Inovacioni i vërtetë, është të prezantosh diçka tërësisht të re dhe ndryshe.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0