Ky fshat në Francë nuk do të ketë taksa. Këshilli Komunal është shumë i pasur


Një fshat në Francë ka fituar shumë para, pothuajse 800,000 euro (713,000 euro) në vit në tarifat e parkimit dhe banorët së shpejti nuk do të paguajnë taksa, sepse zona tashmë është “shumë e pasur”.

Fshati Le Perthus, në te cilin jetojnë vetëm 586 vetë, ka marrë gati 700,000 funte në vit në tarifat e parkimit. Kjo është për shkak të afërsisë me kufirin midis Francës dhe Spanjës. Shumë njerëz lënë makinat e tyre në fshat për të ecur deri në kufi. Mallrat si alkooli dhe duhani janë shumë më të lira në anën tjetër të kufirit kështu ka më shume leverdi për blerësit.

Megjithatë, kjo do të thotë që këshilli ka marrë një suficit prej € 1.1 milion (£ 980 mijë) prandaj, këshilli lokal është nxitur që t’i japë fund tatimeve në prona, sepse zona ka më shumë para sesa mund të shpenzojë.

Kjo do të rezultojë në pagimin e taksave me vlerë prej 320 mijë funte në vit. Por, pavarësisht anës pozitive u hasën edhe disa mosmarrëveshje. Për shkak të diskutimeve që kanë pasur mbi ndryshimet, çështjet e tjera në fshat po mbahen pezull.

Mospajtime të tjera rezultuan vetëm në € 5.280 (£ 4.707) të buxhetit prej € 268.000 (£ 239.000) që ishin vënë ne dispozicion për t’u shpenzuar në objekte publike. Fshati është quajtur edhe Croesus pas Mbretit të Lidisë, një zonë e njohur për pasurinë e saj në vitin 560 p.e.s.

Marrë nga Skan TV

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0