Ky është qyteti më i vizituar në botë për vitin 2018 - Business Magazine Albania

Ky është qyteti më i vizituar në botë për vitin 2018


Një numër rekord amerikanësh po udhëtojnë jashtë vendit. Ky është një lajm i madh nëse e kujtojmë që dy dekada më parë vetëm 20% e amerikanëve kishin një pasaportë.

Por ku po shkojnë udhëtarët ndërkombëtarë? Sipas Indeksit Global të Destinacioneve 2018 të Mastercard, të gjithë janë duke shkuar në Bangkok.

Lexoni: 5 sfidat më të mëdha që do të hasë bota në të ardhmen

“Në një botë në rritje të nacionalizmit, udhëtimet ndërkombëtare marrin më shumë rëndësi duke thyer barrierat, duke zgjeruar horizontet tona dhe duke ndikuar në impaktin ekonomik të qyteteve të botës,” tha Mastercard në një deklaratë për indeksin e saj.

Për 10 vjet, kompania e kartës së kreditit ka analizuar zakonet e udhëtimit dhe zgjedhjet e destinacionit të përdoruesve të saj. Sipas zbulimeve të saj të vitit 2018, duke parë 162 qytete anembanë globit, destinacioni kryesor ku po udhëtojnë njerëzit është Bangkok, ndjekur nga Londra dhe Parisi.

“Me afërsisht 20 milionë vizitorë ndërkombëtarë gjatë natës, Bangkok mbetet në vendin e parë këtë vit dhe nuk ka gjasa të arrihet për shkak të një rritjeje të fortë prej 9.6% për vitin 2018,” sipas raportit. “Vizitorët kanë tendencë të qëndrojnë në Bangkok 4.7 netë dhe shpenzojnë mesatarisht 173$ në ditë.”

10 qytetet e tjera kryesore përfshijnë Dubai, Singapor, New York, Kuala Lumpur, Tokio, Stamboll dhe Seul.

Edhe pse Bangkok ka më shumë vizitorë, vende të tjera gëzojnë një shpenzim më të lartë për vizitë. Sipas Mastercard, Dubai vazhdon të jetë qyteti i rangut të lartë bazuar në shpenzimet e vizitorëve gjatë natës. Atje, vizitorët shpenzojnë mesatarisht 537$ në ditë.

Lexoni: 13 foto që tregojnë se si mediat mund të manipulojnë të vërtetën

“Udhëtimi ndërkombëtar është vendimtar për shumë ekonomi urbane, duke pasuruar jetën e banorëve dhe turistëve,” tha Miguel Gamiño Jr., zëvendëspresident ekzekutiv pranë Mastercard, në një deklaratë. “Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me qytetet anembanë botës për të siguruar që ata kanë njohuri dhe teknologji për të përmirësuar mënyrën se si tërheqin turistët dhe që t’u ofrojnë atyre kujdes, duke ruajtur atë që i bën kaq të veçantë.”

Nëse planifikoni të udhëtoni në një prej këtyre destinacioneve popullore, sigurohuni që të lexoni se si të shmangni turmën në vendet më të njohura turistike në botë. Ose, shmangini ato plotësisht dhe zhvendosini pushimet tuaja në njërën nga këto tetë vende për të gjetur paqe dhe qetësi.

burimi: Travelandleisure

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0