E keni bezdi kur iu ndërpresin ndërkohë që flisni? Ky aplikacion i ri i gjen zgjidhje problemit tuaj.
I quajtur Woman Interrupted, aplikacioni përdor mikrofonin e telefonit tuaj për të analizuar bisedat dhe llogarit sa herë një mashkull e ndërpret një femër gjatë bisedës.
I krijuar nga Agjencia Braziliane e Reklamimit BETC për të përkuar me ditën e femrave, krijuesi i aplikacionit thotë se Woman Interrupted është frymëzuar pjesërisht nga debati presidencial ku Donald Trump vazhdimisht ndërpriste Hillary Clinton.
Aplikacioni është i disponueshëm për IOS dhe Android.
Në fund të bisedës aplikacioni ju tregon se sa herë iu është ndërprerë fjala. Edhe pse quhet Woman Interruper ai mund të përdoret edhe nga meshkujt të cilët nuk e kuptojnë se sa shumë i ndërpresin femrat.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
