Kush është qyteti me papunësinë më të lartë në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Kush është qyteti me papunësinë më të lartë në Shqipëri?


Duket paradoksale, por është e vërtetë. Vlora, qyteti që ka potencial të lartë turistik dhe portin e dytë më të madh në vend, ka më shumë të papunë, në raport me forcën aktive për punë, se në çdo qark tjetër në Shqipëri.

Të dhënat e fundit të anketës tremujore të forcës së punës të INSTAT, tregojnë se shkalla e papunësisë në Vlorë ishte 26.45, më e larta në vend dhe shumë më e madhe se mesatarja e vendit prej 15.5%.

Në raport me tremujorin e mëparshëm, papunësia në Vlorë është rritur lehtë (në tremujorin e parë ishte 26.3%), ndryshe nga pjesa më e madhe e qarqeve, që kanë parë një rënie të këtij treguesi në tremujorin e dytë të vitit.

Pjesa më e madhe e të punësuarve në Vlorë janë në shërbime, me rreth 52% të totalit, të ndjekur nga industria me 25.7% dhe bujqësia 22.4%.

INSTAT ka filluar për herë të parë këtë vit të publikojë në anketën tremujore të forcave të punës edhe ndarjen e papunësisë sipas qarqeve. Në tremujorin e dytë, qarku me papunësinë më të ulët është Dibra me 8.1%, e ndjekur nga Berati me 8.9% dhe Korça me 9.9%.

Në tremujorin e dytë 2016, shkalla e papunësisë për gjithë Shqipërinë ishte 15,5 % duke shënuar një ulje prej 1,1 pikë përqindje nga tremujori i parë i këtij viti. Qytetet që kanë parë rënie më të madhe të papunësisë janë Tirana (-3.5 pikë përqindjeje), Gjirokastra (-3.3 pikë përqindjeje), Lezha (-2.1 pikë përqindjeje), Durrës (-1.4 pikë përqindjeje). Papunësia është rritur më shumë në Elbasan (+1.3 pikë përqindjeje) dhe Korçë (+1 pikë përqindjeje).

Kush-është-qyteti-me-papunësinë-më-të-lartë-në-Shqipëri-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: monitor.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0