Kush është Edit Shkreli, e cila u zgjodh gjyqtarja e parë shqiptare në New York? - Business Magazine Albania

Kush është Edit Shkreli, e cila u zgjodh gjyqtarja e parë shqiptare në New York?

Kush është Edit Shkreli, e cila u zgjodh gjyqtarja e parë shqiptare në New York?

Edit Shkreli, me origjinë shqiptare, do të shërbejë për herë të parë si gjyqtare në Gjykatën Civile të New York. Edit Shkreli u betua më 8 nëntor në një ceremoni, ku morën pjesë drejtues të gjyqësorit të shtetit të New York-ut, senatorë dhe Ambasadori i Kosovës në SHBA.

I pranishëm në betimin e gjyqtares, ishte edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Nano publikoi edhe disa foto krah Editës, ku shkruan se ka pranuar me kënaqësi ftesën e mikes së hershme të familjes së tij për të qenë pranë saj në ditën e betimit.

Lexo edhe:“Forbes”, e rendit Sarandën mes 20 destinacioneve ideale për festat e fundvitit

Në vitin 2011, ajo përfundoi studimet e avokaturës tek New York Law School, duke u diplomuar juris doctor, cum laude. Mbas pak muajsh, ka kaluar me herë të parë një nga provimet më të vështira të licencimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“bar exam”).

Edita ka më shumë se tetë (vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains me çështje komerciale, divorci, etj.  Ajo zotëron njohuri të larta juridike që së bashku me eksperiencat e saja e bëjnë atë të kualifikuar për të marrë vendime të drejta për komunitetin tonë.

Gjithashtu ajo është pedagoge e përkushtuar në mësimdhënie, të cilën e ushtron tek New York Law School që në vitin 2019.

Edita jep kontributin e saj si anëtare pranë Bronx Community Board # 11 si dhe anëtare e bordi-t të organizatave jofitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0