"Forbes”, e rendit Sarandën mes 20 destinacioneve ideale për festat e fundvitit - Business Magazine Albania

“Forbes”, e rendit Sarandën mes 20 destinacioneve ideale për festat e fundvitit

Atmosfera festive e Krishtlindjeve në Sarandë, është renditur si një ndër 20 vendet më të bukura sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations. Bazuar në një rekord prej 600 mijë votash nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane ka zbuluar listën e saj të destinacioneve më të bukura të Krishtlindjeve ku mes tyre për herë të parë renditet edhe një nga qytetet e Shqipërisë, Saranda e cila ka marrë një total prej 20 mijë votash, duke u renditur ne vendin e 15.

Këtë lajm e ndau në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama. “Saranda destinacion edhe në dimër. Atmosfera festive e Krishtlindjeve sarandiote, ndër më të bukurat sipas Forbes, Traveler dhe European Best Destinations”,shkruan Rama duke e shoqëruar postimin e tij me fotot e artikujve dhe atmosferën magjepsësë të dekorit të Sarandës për festat e Dhjetorit.

Në shkrimet e botuara në Forbes, Traveler dhe European Best Destinations, përshkruhet atmosfera festive në qytetin e Sarandës, e cila është renditur si destinacioni i 15 më i bukur për tu vizituar në këto krishtlindje.

Në shkrimin e Forbs theksohet se, Saranda është një qytet modern, i ri, dinamik dhe një destinacion perfekt gjatë gjithë vitit për pushime me diell apo me borë.

Festa e Krishtlindjeve në Sarandë e shndërron shëtitoren e qytetit në një vend të çudirave dimërore nga data 6 Dhjetor deri më 2 Janar.

Në tregun e Krishtlindjes në Sarandë mbizotërojnë dekorime vezulluese, shesh i patinazhit, karuseli, shtëpiza druri dhe skena për muzikë dhe aktivitete të ndryshme kulturore në këto ditë festash.

Vizitorët mund të shijojnë kuzhinën lokale, punimet e artizanalëve, dhe produktet rajonale.

Vitet e fundit Saranda po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj sidomos gjatë sezonit veror si Maldivet e Europes.

20 vendet më të bukura për Krishtlindje

1. Budapest, sheshi i Bazilikës
2. Kraiova, Rumani
3. Metz, Francë
4. Poznań, Poloni
5. Montbeliard, Francë
6. Riga, Letoni
7. Govone & Asti, Itali
8. Birmingham, Angli
9. Madeira, Portugali
10. Valkenburg, Holandë
11. Bruksel, Belgjikë
12. Trier, Gjermani
13. Edinburg, Skoci
14. Vjenë, Austri
15. Sarandë, Shqipëri
16. Londër, Angli
17. Dresden, Gjermani
18. Pragë, Republika Çeke
19. Bruges, Belgjikë
20. Mançester, Angli

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0