Kush bën para në industrinë e startup-eve? - Business Magazine Albania

Kush bën para në industrinë e startup-eve?


Bashkimi Europian derdh miliona euro në inovacion, qeveritë po hedhin para për startupet dhe VC-të. Por kush aktualisht bën para në industrinë e startup-ve, veçanërisht në Europën Qendrore dhe Lindore?

Startup-et?

Jo në të vërtetë. Ata përpiqen të ndërtojnë produktet e tyre në mënyrë të shpejtë dhe me kosto sa më të ulët të jetë e mundur. Ata shpesh luftojnë me pagat për themeluesit, përpiqen të sajojnë marketingun dhe në përgjithësi janë trokë gjatë gjithë kohës. Kjo është e bukura e kompanive në fazat e hershme. Ata llogarisin çdo qindarkë të shpenzuar për gjithçka për të mos shpenzuar para për gjëra të panevojshme.

Organizatorët e eventit?

Për aq sa jam e informuar në lidhje me këtë, pothuajse të gjithë organizatorët luftojnë me sponsorizimet për eventet startup. Mbulimi i shpenzimeve të udhëtimit dhe strehimi për folësit shpesh është një sfidë. Shumica e eventeve të vogla dhe të mesme në industrinë e startup-eve organizohen nga vullnetarë, kështu që ata nuk paguhen për punën e tyre. Disa nga konferencat më të mëdha arrijnë të zhvillojnë një model biznesi që lejon punësimin e një ekipi bazë, në mënyrë që ata të mos angazhohen me kohë të pjesshme, por këto janë përjashtime.

Lexoni: 5 strategji marketingu për çdo startup

Ndoshta akseleratorët?

Ata gjithashtu duket se veprojnë në buxhete shumë të ulëta. Madje edhe ata që ofrojnë financim për sipërmarrësit punësojnë persona që punojnë për pasion që me të vërtetë kanë një mision për të bërë diçka të mrekullueshme. Ata definitivisht nuk bëjnë para pasi që nga 113 akseleratorë të hulumtuar ka pasur 33 dalje të raportuara. Edhe akseleratorët më të njohur në Europë nuk mund të mburren për të ardhura të konsiderueshme.

Investitorët?

Investitorët janë ata që duhen më shumë. Zakonisht duket se kanë disa para Ata dinë diçka rreth sipërmarrjes dhe mësojnë startup-et se si të mos dështojnë. Ata investojnë, por çdokush që kërkon një sponsorizim për Startup Weekend ose ndonjë event tjetër të drejtuar nga komuniteti, e di se sa pak kontribut në buxhet vjen nga investitorët. Sigurisht që ata duhet të paguajnë ekipet e tyre dhe të mbulojnë shpenzimet e para të nevojshme, por sponsorizimi i disa veprimtarive të komunitetit do të ishte mirë. Sidoqoftë, marketingu dhe sponsorizimi duket se nuk përfshihen në buxhetet vjetore të VC-ve të EQL.

Mentorët dhe konsulentët?

Jo. Ata zakonisht fitojnë para për diçka krejtësisht të ndryshme dhe bëjnë mentorime falas ose për aksione. Programet e pakta të mentorimit të bashkëfinancuara nga BE kanë një buxhet të limituar për mentorët. Megjithatë, zakonisht ky buxhet është më shumë si para xhepi sesa një kontribut i rëndësishëm në buxhetin vjetor të një mentori. Konsulentët në anën tjetër duket se mundohet të mbështetin startup-et, por kjo është zakonisht para se të kuptojnë se asnjë startup nuk do të paguajë për konsultime.

Pra, kush në fakt bën para të vërteta në industrinë e startup-it? Unë nuk kam asnjë ide, por ne duhet të ndalojmë të pretendojmë se është tregu ku secili duhet të marrë gjithçka falas sepse “përkrah startup-et”. Kjo nuk është një festë bamirësie, por biznes. Ose të paktën kështu duhet të jetë.

burimi: 150sec.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0