"KURUM" kërkesë për falimentim në gjykatë, nisin procedurat - Business Magazine Albania

“KURUM” kërkesë për falimentim në gjykatë, nisin procedurat


Në raportin zyrtar të vitit 2014, grupi “KURUM” e cilësonte Shqipërinë si pikën më strategjike për investimet e tij jashtë Turqisë.

“Rëndësia strategjike dhe tregtare e Shqipërisë, si një treg i synuar nga KURUM për investimet e huaja në Europën Juglindore, vazhdon të rritet”.

Vetëm 8 muaj pas kësaj deklarate, kompania dorëzoi në gjykatë kërkesën për shpalljen e falimentit dhe riorganizimin e saj. Vendimi ka qenë i papritur, jo vetëm për punonjësit, por edhe vetë autoritetet.

“KURUM” është një nga shoqëritë më të mëdha në Shqipëri. Në vitin 2014, kompania deklaroi 195 milionë euro të ardhura, duke qenë prodhuesi më i madh i çelikut në Ballkan dhe nga eksportuesit më të mëdhenj në Shqipëri. Por vitin e kaluar, veçanërisht në gjashtëmujorin e dytë, “KURUM” nisi të shkurtonte staf me ritme të shpejta dhe, nga 700 punonjës, e reduktoi organikën në më pak se 200 vetë.

Kërkesa për shpallje falimenti dhe riorganizim, përveç se një goditje për industrinë metalurgjike dhe eksportet, prek edhe sektorin financiar. Në bilancin e vitit 2014, kompania raporton se ka mbi 110 milionë euro kredi në banka.

Gjykata e Tiranës ka nisur shqyrtimin e kërkesës së “KURUM” për faliment dhe riorganizim. Vendimi pritet gjatë ditëve në vijim, por e sigurtë është se Shqipëria nuk do të jetë më prodhuesi kryesor i çelikut në rajon. Shkak është konkurrenca e ashpër nga Kina, e cila prodhon çelik me kosto më të ulët.

 

/Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0