Kurs 10-javor: SHITJA ME PAKICË - Si të kthejmë Vizitorët në Blerës - Business Magazine Albania

Kurs 10-javor: SHITJA ME PAKICË – Si të kthejmë Vizitorët në Blerës


REALITETI: Gjithkush dëshiron të bëjë më shumë shitje, por ekonomia e sotme krijon sfida të shumta për biznesin dhe shitjen, sfida që janë edhe frustruese edhe acaruese.

Nuk ka rëndësi se çfarë shisni. Në dyqanin tuaj, çelësi i vërtetë për të lëvizur produktin tuaj jeni ju. Kur klientët vijnë përballë jush, me dilema për zgjedhjen e produktit tuaj apo të konkurrencës, e vetmja mundësi të fitoni shitje është lidhja që ju ndërtoni me ta, dhe kjo mund të bëjë ndryshimin e madh dhe fitimprurës. Aftësia juaj për të komunikuar me klientët, për ti bërë ata të ndihen komod dhe ndërkohë të plotësojnë nevojat e tyre, përcakton SUKSESIN tuaj.

Nëse po kërkoni të fitoni më shumë shitje në këtë treg të varfër e rrëmujë … VEPRONI TANI!

Merrni vendimin e duhur të merrni pjesë në kursin 10-javor me temë:
SHITJA ME PAKICË – Si të kthejmë Vizitorët në Blerës.

Nga ky kurs, bazuar mbi trajnimin me të njëjtin titull – zhvilluar nga një prej ekspertëve ndërkombëtarë në shitje, dhe autor i disa librave bestseller, ju do të merrni informacion mbi shitjet në shekullin 21, si dhe një koleksion këshillash praktike mbi teknikat e shitjes së bashku me shumë fakte të jetës reale.

Gjithashtu, ju do të mund të ndjeni shijen se si të avanconi në karrierën e shitjes me një sistem – i lehtë për t’u mësuar, me hapa praktikë e fitimprurës. Ju do të përfitoni nga shmangia e gabimeve dhe do të jeni në gjendje të përqëndroheni në gjërat që funksionojnë vërtet, veçanërisht në këtë treg mjaft konkurrues, ku konsumatorët e zgjuar të internetit janë më të informuar se kurrë më parë.

I njëjti trajnim zhvillohet kudo në botë, për të gjithë të interesuarit që punojnë në shitje me pakicë (pronarë, drejtues, menaxherë e shitësa, në dyqane nga më të ndryshmet e me larmi mallrash).

Nëse keni menduar ndonjëherë të shfrytëzoni mundësitë që ofron një trajnim i tillë, atëherë ja ku është mundësia: trajnim këtu në Tiranë, në shqip, në formatin e një kursi 10-javor dhe në një orar shumë të përshtatshëm, për të mos u shkëputur nga aktiviteti juaj. Dhe më e rëndësishmja – me kosto minimale.

Po çfarë do të mund të përfitoni konkretisht? Me përfundimin me sukses të kursit, ju do të keni mësuar:

• Si të trajtoni “vizitorët” që “vetëm po i hedhin një sy”, apo nxjerrin pengesa të tjera mbrojtëse.
• Si të angazhoni klientët tuaj në një bisedë të rehatshme që hap derën për më shumë shitje.
• Si të bëni pyetje që zhvillojnë besimin dhe nxjerrin në pah mundësitë e fshehura për shitje.
• Si të prezantoni mallin me elokuencë dhe emocion që rezulton në shprehjen “Unë do e marr këtë”.
• Si të ndiqni hapat e duhur, që shumë shitësa e humbin mundësinë t’i përdorin, dhe që lehtë mund të sjellin shtesë në shitje.
• Si të trajtoni pengesat dhe kundërshtimet dhe qetësisht të mbyllni “shitjen – SOT”.
• Si të zotëroni artin e komunikimit që të merrni referenca dhe të ktheni gjithmonë klientin në dyqanin tuaj.

Në fund do të shijoni kënaqësinë e marrjes së Çertifikatës se trajnimit.

KOHËZGJATJA dhe ORARI: Kursi fillon më datë 12 Tetor 2016, dhe zhvillohet çdo të Mërkurë, ora 18:00-20:00. Përfundon më datë 14 Dhjetor 2016.

ÇMIMI i KURSIT: Vetëm 149€ (dikush jashtë ka shpenzuar 1.499$ – Uaauuu)
Por nëse regjistroheni deri në 8 Tetor do paguani 120€ 🙂 .

REGJISTRIMI: Çdo ditë nga e Hëna në të Premte, prej orës 09:00-16:00, pranë qëndrës tonë (Rr. “Xhoxhi Martini”, Pall. Colombo, Tiranë). Për informacion shtesë, telefononi në: 044511723 ose dërgoni email në: info@prospectime.com

Trajner: Edmond NORRA – GCA (Gitomer Certified Advisor)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0