Kur magjia ndodh virtualisht: Premiera e filmit të Zâ Fest IV vjen këtë të dielë

Kur magjia ndodh virtualisht: Premiera e filmit të Zâ Fest IV vjen këtë të dielë

Za fest

Festivali që u shndërrua në një nga ngjarjet më të rëndësishme mbi kulturën, trashëgiminë dhe natyrën, vjen online këtë të dielë.

Zâ Fest përfaqëson një nga ngjarjet më të veçanta që ndodh në Shqipëri përgjatë vitit, për çfarë përfaqëson dhe për sa shumë njerëz ka bërë bashkë në këto tre vite. Pjesëmarrësit që e kanë frekuentuar në tre edicionet e tij kanë qënë shqiptarë nga të gjitha trevat brenda dhe jashtë vendit, sikurse shumë të huaj dhe grupmoshat i përfshijnë të gjithë brezat, veçanti kjo e Zâ Festit! Por në një kohë të vështirë, si kjo që po jetojmë na u desh të përshtateshim me ndryshimet, ndaj edicioni i katërt i Zâ Fest, vjen online.

Magjia e tre ditëve me muzikë, poezi dhe aktivitete, do t’i përcillet publikut të Zâ Fest, përmes një filmi, premiera e të cilit është më datë 27 shtator, ora 18:00 në YouTube e faqen e Facebook-ut të Zâ Fest, mbështetësit kryesor Delegacioni e Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe Iceberg Communication.

Festivali është krijuar nga kantautori dhe multi-instrumentisti Vlashent Sata me qëllimin për të krijuar një strukturë që rizgjon vlerat shqiptare, kultivon artin i cili bashkon njerzit në gjuhët e tij universale; ndihmon popullatën vendase në pikpamje sociale; zhvillon ekonominë lokale; ruan natyrën dhe përgjegjëson në raport me të.

Ftesa e artistëve të mirënjohur jo vetëm në rajon, por edhe në botë është qëllimi më i madh për t’i dhënë Shqipërisë njohje dhe hapsirë mikpritëse.

Këtë vit, ishte besimi i mbështetësve besnikë dhe bashkëpunëtorëve, që ndajnë  largpamësinë e të gjitha përfitimeve që buron nga ky aktivitet, ato që i dhanë shpresë drejtorit artistik Vlashent Sata të besonte se edicioni i katërt i Zâ Fest, pavarisisht pandemisë, nuk duhet të mungonte. Ndonëse interesi ishte shumë i lartë dhe gjithëkush priste të përjetonte magjinë e Thethit, duke respektuar rregullin që ndalon grumbullimet, festivali u organizua në datat 14, 15 dhe 16 gusht në mungesë të publikut të gjerë.

Shkodra ka qenë gjithnjë shtëpia e Zâ Fest, por këtë vit, për të parën herë, skena e festivalit u ngrit dhe në Kalanë e Rozafës, një monument mijëvjeçar edhe një trashëgimi e vendit tonë. Jo më kot i quajtur Zâ (gegnisht za, zani, zeri) një nga pikat më të forta të “Zâ- Festival” është muzika. Mes atyre mureve që mbartin histori të jashtëzakonshme, magjikja mori formë e vendi u elektrizua nga performanca e artistit Vlashent Sata dhe bandës së tij. Për herë të parë në atë skenë u ngjitën gjithashtu Shkodra Elektronike dhe Sytë, dy grupe të reja, por shumë të pëlqyera, muzika e të cilëve karakterizohen nga stili dhe rryma e veçantë.

Përcjellja e mesazheve të forta është një tjetër qëllim i Zâ Fest. Në vendet më të bukura të Thethit ishte artistja Ilire Vinca, me një karrierë prej më shumë se 3 dekada në fushën e pedagogjisë, kinematografisë dhe në skenën e teatrit, e cila performoi poezi dhe përçoi mesazhe për të drejtat e grave e jo vetëm.

Qëllimi kryesor është që të gjithë, të udhëhiqemi nga kultura dhe e bukura, nga origjina e vendit tone e  pas edicionit të katërt, me bindje themi se ky festival është një nga ngjarjet më të rëndësishme mbi kulturën, trashëgiminë dhe natyrën e vendit tonë.
Mendim i mirë, rri me ne edhe këtë herë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0