Kur duhet të pushoni një punonjës? - Business Magazine Albania

Kur duhet të pushoni një punonjës?


Mos i lini punonjësit dembel të rehatohen shumë – duke marr parasysh dëmet që i sjellin kompanisë – bën mirë t’i mbani nën vëzhgim. Nëse ata shfaqin një apo më shumë nga shenjat e renditura më poshtë atëherë është më mirë ta pushoni këtë punonjës, më mirë herët sesa vonë.

Mungon/Nuk lajmëron.

Si lider, ti duhet të jesh i ndjeshëm. Nëse një punonjësi i ndodh një fatkeqësi familjare gjëja e fundit që atij i shkon në mendje është të telefonoj në punë për të lajmëruar se nuk do të paraqitet. Gjithsesi, nëse kjo pësëritet atëherë dyshimet fillojnë të rriten. Mungesat e shumta sjellin kosto të mëdha për biznesin si në kohë ashtu edhe në para.

Ti duhet të kesh një rregullore që jep udhëzime për pushimet dhe masat që merren për mungesat në minutën e fundit. Prezantojeni këtë rregullore te punonjësit që në fillim. Unë personalisht, i tërheq vërejtje punonjësit mungesën pa lajmëruar në herën e parë që ndodh, por nëse kjo përsëritet ai pushohet menjëherë. E di që duket e ashpër , por unë kam një biznes për të drejtuar dhe nuk mund të lejojë që një person i tillë të pengojë ecurinë time dhe të ekipit tim.

Produktiviteti është i ulët.

Ka disa periudha kur produktiviteti është i ulët. Ndonjëherë një projekt bëhet më i madh dhe kërkon më shumë kohë nga çfarë mund të jetë planifikuar. Kjo nuk do të thotë se punonjësit nuk e kanë aftësinë për të qenë të suksesshëm. Ata thjesht janë të mbingarkuar me punë.

Por nëse një punonjës i veçantë i cili vazhdon t’i përfundojë detyrat më vonë nga afati i përcaktuar, atëherë këtu po kemi të bëjmë me mungesë aktiviteti. Ai iu merr shumë kohë, prandaj ka ardhur momenti që të largohet.

Hedh gurin fsheh dorën.

Ky individ mund të shkaktojë dëme të mëdha në vendin e punës nëse nuk mbikëqyret, mendoj se e dini për kë bëhet fjalë. Ata përhapin fjalë negative. Ata nxisin kolegët kundra njëri tjetrit. Ata nxisin kryengritje apo flasin keq për drejtuesin e tyre. Nëse keni një punonjës i cili nuk përkrah iniciativat e kompanisë, kritikon çdo kërkese të projektit, është molla e sherrit dhe shkaktar i çdo problemi, atëherë ndoshta ka ardhur koha që ky person të bëjë gati valixhet.

Nuk përshtatet me ndryshimin.

“Ndryshimi është i pashmangshëm, sidomos në një kompani që ecën me ritme të shpejta. Punonjësit duhet të përshtaten me ndryshimet dhe të synojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre,” ka thënë Matthew Bellows, CEO i Yesware. “Ne duhet t’i zhvillojmë aftësitë tona me ritmin e kompanisë.”

Kjo mund të jetë tepër e vështirë nëse ke të bësh me një punonjës që punon shumë, është i përgjegjshëm dhe përshtat me kulturën e kompanisë.

Fatkeqësisht nëse ai nuk mund të performojnë në një nivel më të lartë dhe nuk ecin dot me të njëjtin hap, atëherë është koha që ai t’ia lërë vendin dikujt që di të përshtatet.

Nuk përmirësohet.

Le të themi se ti ke një punonjës që është i ngadaltë apo ka frikë nga të flasi në publik. Nëse ai nuk përpiqet të vij më herët në punë apo të trajnohet për të folur në publik, apo nuk bën asnjë përpjekje për të korigjuar gabimet e tij apo për t’u përmirësuar, atëherë është në interesin tuaj që vendi i tij i punës të shkurtohet.

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0