Kur brandet dhe trendet trokasin në shtëpinë tënde… Hapi derën! - Business Magazine Albania

Kur brandet dhe trendet trokasin në shtëpinë tënde… Hapi derën!


Versace, Trussardi, Sassofono, Fiorela Rubino, Motivi përbëjnë emrat më të njohur të modës, me origjinë nga vendi ku fjala modë është gërmëzuar për herë të parë. Brandet dhe trendet italiane përcjellin një perceptim tjetër mbi look-un tonë dhe garanci mbi cilësinë që mbartin.

Markat e tilla nuk është e lehtë t’i gjesh tek dyqani poshtë shtëpisë, apo tek qendra tregtare më e afërt. Kjo për faktin se strategjitë e tyre të shitjeve dhe shpërndarjes kanë rregulla strikte dhe funksionojnë nëpërmjet standardeve ndërkombëtare që duhen përmbushur. Dhe kështu është e drejtë të jetë për kompani të kësaj madhësie dhe me vlera të tilla marke.

Por fatmirësisht, jemi në kohën kur teknologjia mund të bëjë të mundur pothuajse gjithçka që mund të na shfaqet si nevojë apo kërkesë.

Në këtë rast, kompania e cila prej vitesh importonte në Shqipëri nga Italia dhe tregtonte në dyqanet e saj, nëpërmjet kontratave ekskluzive, markat si Versace, Trussardi, Sassofono, Motivi, Maria Gracia Severi, Luiseta etj vendosi të bënte një hap të rëndësishëm.

“Duhet t’i sillnim këto emra të njohura sa më afër konsumatorit. Ndër vite kemi kuptuar se njerëzit e njohin vlerën e markës, e kanë mendjen të hapur ndaj cilësisë dhe statusit që merr nëpërmjet veshjes. Është normale që të gjithë duan të vishen sipas një stili që ju përshtatet.” – shprehet Gjergji Hysi, drejtor shitjesh dhe marketingu tek Luiseta.com.

“Për këtë arsye, menduam të ndërtonim një platformë online – Luiseta.com – e cila do të shërbejë si një dyqan online markash dhe mund të pasqyrojë veshjet që ne ofrojmë për një publik më të gjerë. Besojmë se ka interes për markat tona në gjithë Shqipërinë, në Kosovë apo përtej kufijve.” – vazhdon Gjergji fjalën e tij.

“Kur ndërtuam versionin e parë të Luiseta.com, e konceptuam si një pikë shitje ku reklamonim veshjet apo këpucët e sezoneve të mëparshëm, çka ofronte çmim më të mirë për konsumatorët, të cilët tashmë mund të blinin veshje marke më çmime të pranueshme për buxhetin e tyre. Mirëpo më vonë, ne vumë re se mundësitë ishin shumë më të mëdha dhe iu futëm punës për ta rikonceptuar Luiseta.com si platformë online si edhe për të krijuar një strategji të re për ne si kompani. Markat tashmë nuk kanë përse të presin në vitrinë, që njerëzit të kalojnë edhe t’i shohin. Ato mund të afrohen me konsumatorët dhe pse jo, me një klikim të shkojnë tek shtëpia e tyre.”

Për ta realizuar një projekt të tillë, kompania angazhoi New Media Communications, si kompani me përvojë të gjatë në zhvillim e platformave online dhe marketing.

“Jemi përpjekur të dizenjojmë një faqe, e cila e reflekton menjëherë imazhin e cilësisë dhe luksit që brandet e Luiseta.com prezantojnë. Platforma online është konceptuar e tillë që të jetë e automatizuar në pothuaj të gjitha proceset e menaxhimit të saj dhe sa më e thjeshtë në përdorim për vizitorin. Në mënyrë automatike përditëson dhe sinkronizon stokun në magazinë me gjendjen në website duke eleminuar ndërhyrjet manuale. Mundëson format e pagesave me bankë, Paypal dhe Pagesë në mbërritje (Cash on Delivery). Megjithatë ne do ta monitorojmë funksionimin e website Luiseta.com në vazhdimësi për të marrë edhe feedback-un e konsumatorëve në mënyrë që të përmirësojmë përvojën e tyre të blerjes.” – shprehet Gerti Boshnjaku, Drejtues i New Media Communications.

“Ne kemi plane për t’u zhvilluar nëpërmjet tregtisë onlinë ndaj kemi faqen në gjuhën angleze për të arritur të operojmë ndërkombëtarisht. Bazuar nga përvojat e mëparshme të shitjes kemi identifikuar tregje potenciale për të cilët është me e thjeshtë t’u shërbesh online. Jemi të ndërgjegjshëm se po bëjmë një hap drejt të ardhmes ku e-commerce do të jetë forma më e përdorur nga blerësit dhe ofruesit e mallrave apo shërbimeve. Për këtë ne do të investojmë, për të rritur prezencën tonë online dhe për të zgjeruar klientelën tonë.

Që nga 25 Shtator 2017, Luiseta.com është online me një website të ri, profesional dhe funksional në tërësinë e tij. Për të gjithë personat që regjistrohen në Website do të oforjmë 10% zbritje në blerjen e parë.

Ndërkohë që nuk do të mungojnë Oferta specifike për çdo stil veshje, markë apo koleksion.” – e mbyll fjalën e tij Gjergji Hysi, Drejtor Shitjesh dhe Marketingu i Luiseta.com.

Jetojmë në një kohë kur teknologjia na mundëson gjithçka. Ndaj kur Brandet dhe Trendet trokasin në shtëpinë tënde… thjesht Hapi Derën!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0