Kuarta, mbyllet edhe Taçi Oil - Business Magazine Albania

Kuarta, mbyllet edhe Taçi Oil


Kuarta, kompania e tregtimit me pakicë të naftës së markës IT Oil (ish-Taçi Oil) ka pezulluar aktivitetin në qershor të këtij viti, sipas kërkesës së depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), duke u bërë e fundit nga kompanitë dikur në zotërim të sipërmarrësit Rezart Taçi, që mbyll dyert.

Kërkesa për pezullim aktiviteti vjen në një kohë që kompania ndodhet në një valë kërkesash për sekuestro konservative nga Veneto Bank (në lidhje me titullin ekzekutiv të një kontrate kredie të qershorit 2014), nga Inspektorati Qendror Teknik, apo dhe nga punonjësit që kërkojnë pagimin e pagës dhe sigurimeve.

Kuarta u hap në vitin 2012, si tregtuesi me pakicë i shoqërisë IT Oil, që mori aktivitetin e Taçi Oil, pasi Rezart Taçit, që shiti 85% të aksioneve të ARMO-s tek azerët, iu ndalua në kontratë aktiviteti i tregtimit të naftës.

Deri në vitin 2013, aksioner i Kuarta ishte Rezart Taçi, një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të naftës deri pak vite më parë, teksa kompania e tij, Taçi Oil International, arriti të bëhej e treta më e madhe e tregtimit të naftës në vitin 2010 me një xhiro rreth 100 milionë dollarë.

Në korrik të vitit 2013 u realizua shitja 100% të kuotave të shoqërisë Kuarta nga ortaku Rezart Taçi në favor të Irgen Selfo. Gjatë aktivitetit të shkurtër të saj, Kuarta ka ndryshuar disa herë emrin nga KUARTA në I.S.C Petroleum dhe anasjelltas.

Në vitin 2015, Kuarta ka deklaruar një xhiro prej 1.4 miliardë lekësh, duke u renditur ende ndër 200 më të mëdhatë, për të ardhur më pas drejt shuarjes në 2016-n, ndërsa që në vitin 2014 kishte filluar mbylljen e pikave të tregtimit me pakicë të naftës, sipas deklarimeve në QKB.

Nga kompanitë e tjera të Rezart Taçit, dikur një ndër sipërmarrësit më të mëdhenj në vend, Taçi Oil International është pezulluar në janar 2014, Albanian Petro Consulting është çregjistruar në janar 2012, GROUP – 6. A.I. është ende aktive, por nuk rezulton me aktivitet dhe është në sekuestro konservative, BT International Engineering është aktive, por pa aktivitet dhe në sekuestro. Televizioni AS (Albanian Screen), ish-Alsat është mbyllur, ndonëse kompania Alsat rezulton ende me status aktiv në QKB. Lista e urdhrave të sekuestros mbi Alsat është shumë e gjatë, ku një pjesë të konsiderueshmë e zënë individët (kryesisht ish-punonjës), që kërkojnë sigurimet dhe pagat e prapambetura.

I.S.C. Petroleum (IT Oil-tregtuesi me shumicë i Kuarta) i krijuar në vitin 2011, sipas ekstraktit të QKR-së, dhe që mori në 2013-n, aktivitetin e shumicës së Taçi Oil International, u shit në fund të vitit 2015 te një kompani e huaj, me emrin “Tamm Oil Trading”.

 

burimi: monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0