Ku mund të mësojmë për vetë-zhvillimin dhe karrierën?! - Business Magazine Albania

Ku mund të mësojmë për vetë-zhvillimin dhe karrierën?!


Çdo ditë ne mundohemi të bëhemi versioni më i mirë i vetes sonë. Lexojmë libra, artikuj nëpër portale të ndryshme për të mësuar më shumë se si të zhvillohemi si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Vetë natyra njerëzore është e prirur që gjithësecili prej nesh të dojë të jetë më i miri, më i vlerësuari, më i zhvilluari në mënyrë që të arrijë sa më shumë qëllime dhe objektiva që të ndihet i realizuar dhe i lumtur.

Jo pak portale dhe personazhe kanë shkruar për zhvillimin personal, karrierën apo tema të ngjashme me këto.

Më poshtë po ju sjellim disa prej tyre:

Anila Kaba – Bashllari

Anila Bashllari është eksperte në fushën e zhvillimit personal dhe profesional dhe ushtron profesionin e saj jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të botës.

Anila është gjithashtu doktore në shkencat ekonomike, me një karrierë profesionale 30 vjeçare, mbajtëse e shumë pozicioneve drejtuese dhe këshilluese në administratën shtetërore, organizata ndërkombëtare dhe sektorin privat. Karriera si eksperte në fushën e zhvillimit personal dhe profesional filloi në vitin 2003 dhe u kthye në një profesion me kohë të plotë për Anilën në vitin 2012, pas certifikimit zyrtar si anëtare e Qendrës “The John Maxwell Team” dhe me krijimin e kompanisë së saj “Beyond Limits”.

Puna e saj përqëndrohet me individë, korporata, sipërmarrës dhe menaxherë duke i ndihmuar për zhvillimin e tyre personal dhe profesional, rritur produktivitetin dhe efiçencën për të arritur qëllimet dhe objektivat e tyre, duke i ndihmuar të kalojnë në një nivel më të lartë drejt suksesit. Pasioni i saj është të motivojë, frymëzojë dhe inkurajojë të tjerët që të eksplorojnë potencialin dhe fuqinë e tyre të brendshme.

Lexoni: Zhvillimi personal është domosdoshmëri, jo luks për ata që kanë kohë të lirë dhe “mundësi”!

www.shpresarupar.com– Shpresa Rupar

Shpresa Rupar është Trajnere e Programimit Neuro – Linguistik në fushën e zhvillimit personal dhe profesional. Ajo është menaxhere Marketingu & Blogger, me përvojë 25 vjeçare në fushën e biznesit në Shqipëri dhe jashtë. Aktualisht jeton në Slloveni, por me dëshirë të madhe për të kontribuar në Shqipëri.

Në temat e saj Shpresa ka trajtuar suksesin, optimizmin, respektimin e kontratës, pjekurinë e mendimit e karrierës, etj.

Në blog dhe me artikujt, duke ndërthurur njohuritë e saj, njohuri të përfituara nga studimet në Shqipëri, nga eksperiencat e jetës së saj në shumë fusha të ndryshme, nga jetesa mes dy kulturave – mes asaj shqiptare dhe asaj europiane, por çka është më e rëndësishmja nga studimet e viteve të fundit në një drejtim paksa të veçantë, Programimi Neuro-Linguistik dhe nga njohuritë e marra në kurse e seminare të ndryshme nga specialistë të kësaj fushe, flet shpesh për të vërtetat mbi zhvillimin e brendshëm dhe atë personal pasi këtu qëndron çelësi drejt çfarëdo lloj suksesi në jetë.

Lexoni: Çfarë është Programimi Neuro-Linguistik?

HanaBlog

HanaBlog – Kanali i parë në YouTube në fushën e zhvillimit personal.

Linku i YouTube: https://www.youtube.com/channel/UCEp836CthOflYgoO_rYj2fA

HanaBlog është krijuar nga Mirela Sheraj, e cila ka mbaruar universitetin për administrim biznesi dhe ajo në mënyrë konstante po punon mbi përmirësimin e vetes dhe arritjes së versionit të saj më të mirë.

“Në anën tjetër, e konsideroj veten “dhënëse”. Më shumë se gjithçka dua të influencoj (jap) sjellje dhe perspektivë pozitive rreth mënyrës si njerëzit shohin botën, jetën dhe veten në të. Jam plotësisht dakord me shprehjen: “Jepi dikujt një peshk dhe do e ushqesh për një ditë. Mëso dikë të peshkojë dhe do e ushqesh për një jetë.” Këtë gjë do përpiqem të bëj përmes blogut Hana, duke vendosur gjithë dedikimin tim në të,” shkruan në blogun e saj Mirela.

Misioni: Të krijojë mentalitetin dhe sjelljen e njerëzve që i shtyn njerëzit për t’u bërë një version më i mirë i vetes dhe për të krijuar një të përditshme më të mirë për shumë njerëz.

Elida Motro-Iljazi – “EMI Coaching and Consulting”

Elida Motro-Iljazi është CEO dhe themeluese e kompanisë “EMI Coaching and Consulting”, (www.emi-cc.com) një firmë e angazhuar për përmirësimin e performancës së individëve dhe skuadrave në tregun e punës.

Elida vazhdon studimet kërkimore të doktoraturës në Vjenë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara Eisenstadt në fushën e menaxhimit të Burimeve Njerëzore. Kjo erdhi pasi ka përfituar Certifikaten-Master nga Cornell University në New York për Studimet për Burime Njerëzore, si dhe Master në Marketing në Universitetin Ekonomik të Tiranës  dhe nje B.A. diplomë nga Universiteti i Tiranës. Në 2016-17 ajo ishte lektore dhe pikë kontakti për Shqipërinë për programin ndërkombëtar të qeverisë suedeze për zhvillimin e sektorit privat e atij publik, program i iniciuar e zbatuar prej 15 vjetësh nga SIDA, SIPU e JARSKOG KONSULT me pjesëmarrës nga 5 vende të Europës.

Elida sjell më shumë se 25 vjet përvojë në trajnim, konsultim, drejtim Burimesh Njerëzore dhe përvojë menaxhuese në një gamë të gjerë industrish, organizatash dhe sektorësh. Ekspertiza e Elidës përfshin një sërë temash, me një fokus të veçantë në programet strategjike në zhvillimin e biznesit dhe menaxhimit të performancës se njerëzve.

Elida gjithashtu së bashku me artikujt në tema të ndryshme rreth karrierës dhe zhvillimit personal krijon edhe podcastet përkatëse për këto tema. Më shumë mund të dëgjoni në linkun: http://emi-cc.com/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0