Çfarë është Programimi Neuro-Linguistik? - Business Magazine Albania

Çfarë është Programimi Neuro-Linguistik?


 

Programimi Neuro-Linguistik ose shkurt NLP (Neuro-Linguistic Programming), është studim i ekselencës. Metodologjia e saj është rezultat i një pune kërkimesh disa vjeçare në fushën e Psikologjisë, Neuroshkencës, Psikoterapisë, Filozofisë, Antropologjisë e të tjera.

NLP-ja është një metodologji e cila presupozon, që gjithë sjellja jonë ka një strukturë, dhe kjo strukturë mund të modelohet, mund të mësohet, mund t’ua mësojmë të tjerëve, mund të ndryshohet (ri-programohet). Për të kuptuar se cila strukturë është efektive dhe e dobishme përdorim aftësitë perceptuese, pra metodologjinë e NLP-së.

NLP-ja është një teknologji e mendimit dhe sjelljes, e cila përmes përdorimit të fjalës (Linguistik) dhe mënyrave të tjera të komunikimit ndikon në sjelljen e trurit (Neuro), për ti mundësuar një personi të ndryshoj mënyrën sesi ai reagon ndaj stimujve të jashtëm (Programimi), programim i cili manifestohet me sjellje dhe reagime më të mira; të gjitha këto me qëllimin e arritjes së objektivave dhe rezultateve të cilat ndoshta për individin dikur mund të ishin të paimagjinueshme.

NLP-ja është një sistem tepër efektiv, i cili ju jep mundësinë të ndryshoni mendime apo sjellje të caktuara, ti përshtasni apo ti eleminoni ato, ashtu si ju dëshironi. Me ndryshimin e këtyre mendimeve apo modeleve të brendshme emocionale apo mentale arrini më shumë suksese në cilëndo fushë të jetës suaj, qoftë kjo në fushën profesionale apo në jetën personale.

NLP-ja, si një set teknikash i cili ju ndihmon të përballeni më lehtë me sfidat e jetës, është studimi dhe implementimi i asaj se çfarë funksionon në kontekste të caktuara.

Me NLP-në ju mësoni të edukoni veten, bëheni më të vetëdijshëm për gjuhën dhe fjalët që përdorni, mësoni sjellje të reja, gjithmonë me qëllimin që të arrini atë se çfarë ju dëshironi nga vetja dhe nga jeta juaj.

NLP-ja është Studimi dhe Analizimi i strukturave të Eksperiencave Subjektive dhe çfarë ne mund të mësojmë prej tyre.

Programimi Neuro-Linguistik është: Mundësi, është set teknikash e metodash me anë të të cilave ne mund të ngremë ura të bukura komunikimi. Ky set i fuqishëm teknikash ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmoj me miliona njerëz të arrijnë të përmbushin objektivat e tyre, të ndihen më të plotësuar, si në jetën personale dhe profesionale. Më e mira e saj është fakti se, kur metodologjinë e saj e aplikojmë në një pjesë të jetës sonë automatikisht ndikon edhe në pjesët e tjera të jetës.

NLP-ja është: art, arti i ndryshimit të vetes, dhe kur ndryshojmë veten, ndryshojmë edhe botën rreth vetes.

NLP-ja është një Teknologji dhe Metodologji e adaptuar për tu përdorur për të arritur suksesin në fusha të ndryshme të jetës, si në fushën e biznesit, në shitje, në mentorime, në konsultime, në fushën e edukimit etj., etj., etj., pra si Meta-Teknologji, mundet të futet kudo, në cfarëdo lloj fushe që mendoni.

NLP-ja është studim i ekselencës, hulumtim i sjelljes njerëzore si dhe i mendimeve dhe teknikave që ju çojnë nga pika A ku ndodheni tani drejt pikës B ku e shihni veten në të ardhmen, si dhe proceset të cilat gjatë kësaj rruge ju mundeni të kontrolloni.

Ne si trajnerë të NLP-së, në vend që të kërkojmë çfarë është patologjike apo jopatologjie, me teknikat e Programimit Neuro-Linguistik ngremë modele; pra recetën që kanë përdorur ose përdorin njerëzit e suksesshëm, e përçojmë dhe tek ata që kërkojnë ndryshimin.

NLP-ja ofron një sërë teknikash praktike, me anë të implementimit të të cilave arrijmë rezultate afatgjata, ndryshojmë modelet e sjelljes, bindjet kufizuese, perceptimet e ndryshme të cilat na pengojnë dhe gjithashtu natyrisht arrijmë të njohim koshiencën dhe subkoshiencën tonë, në mënyrë që të mos funksionojmë si autopilot. NLP-ja është studim i strategjive të suksesshme, strategji të cilat i implementojmë për zgjidhjen e një palete të pafundme problemeshe dhe sfidash me të cilat ndeshet njeriu gjatë rrugës së jetës.

Me NLP-në mësoni si të fokusoheni, si të kontrolloni se ku ju përqëndroni energjinë tuaj për të arritur më shpejt aty ku dëshironi apo ato që dëshironi, pra si të kontrolloni gjendjen, situatën, mendimet tuaja.

Programimi Neuro-Linguistik, është:  ”Të menduarit me qëllim” – Dr. Richard Bandler

Analizimi i fjalës NLP.

Termi NEURO i referohet sistemit nervor, nëpërmjet të cilit kalojnë dhe procesohen gjithë eksperiencat që përjetojmë gjatë jetës, ose shkurt rrugët nervore ku kalon informacioni i marrë nga receptorët shqisorë (shikimi, dëgjimi, prekja, shijimi dhe nuhatja).

Termi LINGUISTIK me sistemet e komunikimit verbal dhe joverbal i referohet gjuhës, të cilën përdorim për të komunikuar me të tjerët dhe më e rëndësishme, gjuha që komunikojmë me veten.

PROGRAMIMI është aftësia se si të organizojmë sistemet nervore dhe komunikuese, për të arritur objektivat dhe rezultatet e dëshiruara.

NLP-ja është ndryshimi i nënvetëdijes, ndryshimi që sjell ndryshimin.

Pra, NLP-ja ju ndihmon që çdo ditë të përmirësoni rezultatet në fushën personale apo profesionale.
NLP-ja përfshin struktura të ndryshme, modele për përdorimin e fjalës, mënyra si komunikoni me të tjerët, por më e rëndësishme si komunikoni me veten, pra si të ndryshoni botën apo hartën tuaj të brendshme, realitetin që ju perceptoni, për të qenë më të hapur ndaj mundësive të tjera inovative drejt asaj çfarë doni të arrini, për ta bërë këtë rrugë drejt suksesit apo ndryshimit shumë më të lehtë, cilido qoftë definicioni juaj për fjalën ”sukses”.

Përkufizimi i termit Programimi Neuro-Linguistik.

Termin ”Programimi Neuro-Linguistik”, term i cili ndeshet për herë të parë në vitet 70, e krijoi vetë bashkëthemeluesi i saj  Dr. Richard Bandler.

Para disa kohësh me kërkesën e vetë linguistëve, ky përkufizimi i këtij termi gjendet edhe në fjalorin Oxford English Dictionary, ku thuhet:

Programimi Neuro-Linguistik është: ”një model i komunikimit ndërpersonal i cili ka të bëjë kryesisht me lidhjen midis modeleve të suksesshme të sjelljes dhe eksperiencave subjektive (veçanërisht modelet e mendimit), si dhe një sistem i terapisë alternative i bazuar mbi atë që kërkon të edukojë njerëzit mbi vetëdijësimin dhe komunikimin efektiv, si dhe të ndryshoj modelet e sjelljes së tyre, si ato mentale apo edhe emocionale”.

Tashmë këto teknika keni mundësinë t’i mësoni edhe ju!

Për herë të parë në Shqipëri dhe në Kosovë!

Bëhuni pjesë e grupit NLP Training, Consulting & Coaching e drejtuar nga trajnerja ndërkombëtare e Programimit Neuro-Linguistik Shpresa Rupar, e vetmja trajnere e Liçencuar për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Pas çdo trajnimi do të pajiseni me Çertifikatë Ndërkombëtare të lëshuar nga The Society of Neuro-Linguistic Programming™, çertifikatë e firmosur nga vetë bashkëthemeluesi i saj,  Dr. Richard Bandler.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0