Zhvillimi personal është domosdoshmëri, jo luks për ata që kanë kohë të lirë dhe “mundësi”! - Business Magazine Albania

Zhvillimi personal është domosdoshmëri, jo luks për ata që kanë kohë të lirë dhe “mundësi”!


Anila Bashllari, eksperte / Coach dhe Mentore në fushën e zhvillimit personal dhe profesional

Abraham Maslow, psikolog i shquar amerikan, krijoi një skemë të nevojave të njeriut, ku vetë aktualizimi ishte në krye të piramidës. Ai e përkufizoi këtë nevojë si “dëshira për t’u bërë më shumë çfarë individi është, dëshira për t’u bërë gjithçka që individi është i aftë të bëhet”.

Është në natyrën tonë që të duam të jemi më të mirët, më të vlerësuarit nga të gjithë njerëzit, që të arrijmë sa më shumë qëllime dhe të ndihemi të lumtur dhe të realizuar plotësisht.

Artikulli u publikua më parë në faqen 64 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Por, ne në asnjë mënyrë nuk mund të rritemi personalisht dhe të kemi në kontroll jetën tonë (aq sa është në dorën tonë) pa patur dhe aplikuar në mënyrë të qëllimshme një plan për rritjen tonë.

Nuk është e lehtë të shkruash një plan për rritjen personale, apo plan për jetën, por nëse keni dëshirë, kjo është e realizueshme. Një lloj sjellje e njeriut që i ka habitur shpesh ekspertët e zhvillimit personal është neglizhenca që tregojnë njerëzit ndaj planifikimit të jetës së tyre.

Jim Rohn, mentor dhe coach i mirënjohur amerikan, tha në një nga trajnimet e tij:

“Është interesante sesi shumica e njerëzve gjejnë kohë për të planifikuar pushimet e tyre, por nuk bëjnë asnjëherë një plan për jetën e tyre. Mbase kjo ndodh, sepse shmangia e përgjegjësive është më e thjeshtë se të ndryshosh”.

Le të mos marrim si shembull pushimet, por imagjinojeni veten sikur jeni nisur në një udhëtim me makinë…

Cili lloj udhëtimi është më i lehtë, më i këndshëm dhe më pak i lodhshëm?

Artikulli u publikua më parë në faqen 64 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Një udhëtim ku ti e ke përcaktuar destinacionin tënd dhe e di se çfarë rruge duhet të ndjekësh që të shkosh tek pika e mbërritjes, apo një udhëtim ku vetëm nisesh, pa një ide të qartë se ku do të shkosh, dhe nuk ke një pikë mbërritje?!

Ju mund të thoni që në jetën reale shumë prej nesh e kemi një pikë mbërritje në terma afatshkurtër apo afatmesëm. Por, a e planifikojmë rrugën për të shkuar aty ku duam? Pse shpesh nuk arrijmë aty ku duam? Mbase sepse shumicën e elementëve që duhej të kishim shkruar në planin tonë ia lëmë rastësisë të na i sjellë.

Një plan për jetën

Do të mundohem të shpjegoj në mënyrë sa më të thjeshtë se si mund të krijoni një plan bazik për jetën dhe rritjen tuaj personale.

Hapi 1 – Krijimi i Misionit, Vizionit tuaj për jetën

Çdo kompani serioze, në fillimet e aktivitetit, përcakton disa shtylla të rëndësishme që tregojnë pse kompania ekziston dhe çfarë ofron konkretisht. Ndër këto shtylla është edhe seksioni “misioni ynë”, ku kompania shkruan se çfarë synon të arrijë gjatë kohës që do të operojë në treg.

Ashtu si kompanitë, çdo njeri duhet të ketë të qartë se çfarë misioni ka dëshirë të ketë në këtë jetë, çfarë vlerash e përfaqësojnë atë person dhe çfarë dëshiron personi të ofrojë me talentet dhe aftësitë e tij/saj.

Mund të filloni dhe të shkruani disa versione të “misionit tuaj” duke iu përgjigjur disa pyetjeve si më poshtë:

Cilat janë vlerat e mia që dua t’i shfaq gjithmonë, që njerëzit të më identifikojnë për këto vlera, vlera që do të dëshiroja t’i kishin të gjithë njerëzit e tjerë?

Çfarë lloj stili jetese (në aspektin e familjes, vlerave, reputacionit dhe karakterit, karrierës, financave, etj.) do të më japë jetën që dua, në mënyrë të tillë që në ditën e fundit të jetës time të them që jetova një jetë të lumtur dhe të plotësuar?!

Çfarë dua të arrij gjatë jetës time dhe cila është mënyra më e drejtë/duhur për t’i arritur këto qëllime?

(mund të shtoni vetë pyetjet tuaja dhe të krijoni misionin që ju dëshironi)

Artikulli u publikua më parë në faqen 64 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Hapi 2 – Përcaktimi i fushave prioritare që doni të përmirësoni/arrini qëllimet tuaja

Pasi të keni përcaktuar një mision të qartë rreth vetes dhe jetës tuaj, le të kalojmë në hapin e dytë dhe të përcaktojmë fushat prioritare që doni të zhvilloni më tej.

Një skemë e thjeshtë e një plani për rritjen tuaj personale do të ngjasonte kështu:

Le të themi në mënyrë hipotetike që këto janë fushat, në të cilat dua të zhvillohem apo t’u kushtoj rëndësi për momentin. Mund të shtoj edhe fusha të tjera, por këto po përcaktoj si më me prioritet.

Hapi 3 – Reflektimi

Që të bëj një plan për përmirësimin tim në këto fusha, duhet që në fillim të di se KU jam. Imagjinojeni veten në mes të një pylli, pa hartë dhe pa busull, për të shkuar aty ku doni… sa e vështirë do të jetë të gjeni destinacionin tuaj pa një hartë (pa e ditur vendodhjen tuaj si fillim)!!!

[Gjithmonë sugjeroj që reflektimi të jetë një zakon i përditshëm në jetën tonë. Reflektoni për sa keni arritur deri tani, se ku doni të jeni pas një muaji, një viti, etj.]

Le të nisim eksplorimin e aspektit të shëndetit dhe të krijojmë një plan për përmirësimin tim në këtë aspekt (në mënyrë hipotetike).

Aspekti i shëndetit – Analizimi i aspektit nis gjithmonë me pyetje reflektuese:

Pyetje reflektuese: A jam/sa jam i/e shëndetshme për momentin? Nëse po, pse mendoj se jam e shëndetshme? Nëse jo, pse? Çfarë të dhënash kam mbi shëndetin tim dhe a jam unë ajo që po dal në një përfundim – mbase të pavërtetuar – apo i kam marrë këto përfundime nga një mjek specialist dhe pas kryerjes së analizave? Shpesh mendojmë se jemi shumë të shëndetshëm, deri në momentin që na shfaqen simptomat e një sëmundje që mbase po zhvillohej në trupin tonë prej kohësh. Bëni kujdes me gjykimet tuaja dhe përfundimet ku dilni kur reflektoni. Gjithmonë pyesni një ekspert ose bazohuni në të dhëna të sakta.

Çfarë dua të ndryshoj në lidhje me shëndetin tim? Rënie në peshë, përmirësim i peshës trupore, marrja e vitaminave apo proteinave, konsumimi i ushqimeve të shëndetshme, ndryshimi dhe përmirësimi i dietës së përditshme ushqimore, kryerja e ushtrimeve fizike, etj. – (Kjo pyetje mund të bëhet pasi të kem përcaktuar nivelin tim të shëndetit dhe ndryshimet që më ka rekomanduar mjeku)

Cili është vizioni im për një trup të shëndetshëm dhe si mund ta bëj realitet këtë vizion?

Në shumicën e rasteve, ne nuk kemi një vizion për aspektet e jetës tonë, por duhet t’i krijojmë këto vizione, që të kuptojmë se çfarë dëshirojmë vërtetë për veten tonë. Në këtë rast, mund të kem vizionin se “dua të kem një trup të shëndetshëm, të ndihem energjike çdo ditë, të kryej ushtrime fizike vazhdimisht, etj.”.

Cilat janë qëllimet që duhet të arrij në lidhje me shëndetin? Kjo pyetje shtrohet pasi të keni plotësuar tre pyetjet e mësipërme. Qëllimet që i vëmë vetes duhet të jenë realiste, të kenë një afat të caktuar, të përcaktojmë mënyrat dhe disiplinën që do të aplikojmë për të arritur këto qëllime si dhe duhet të përcaktojmë cilat janë qëllimet më me prioritet që duhet të arrijmë.

Këtë skemë mund ta aplikoni për të gjitha aspektet në të cilat doni të përmirësoheni, të zhvilloheni më tej. Për ata që duan të krijojnë një plan të detajuar, ju këshilloj të lexoni se çfarë ekspertët quajnë një trup të shëndetshëm.

Artikulli u publikua më parë në faqen 64 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Hapi 4 – APLIKIMI

John Maxwell, ekspert lidershipi dhe autor i më shumë se 80 librave në fushën e zhvillimit personal, thotë:

“Të kesh dhe të aplikosh një plan për rritjen tënde personale, do të thotë të lësh një takim me veten çdo ditë, 7 ditë të javës”.

Nëse nuk e aplikoni planin që sapo krijuat me disiplinën e duhur, atëherë më lejoni t’ju them që vetëm sa harxhuat kohën tuaj. APLIKIMI është sekreti për realizimin e një plani dhe arritjen e qëllimeve tuaja.

Krijoni një disiplinë të përshtatshme për qëllimin që doni të arrini. Për shembull, nëse për të krijuar trupin që dëshironi ju duhet të frekuentoni palestrën dhe të kryeni disa lloj ushtrimesh fizike, atëherë ju duhet të krijoni një program për frekuentimin e palestrës dhe ta ndiqni atë plan deri në ditën e fundit – pa nxjerrë justifikime!

Sipas biznesmenit të suksesshëm Warren Buffett:

“Një i paditur me një plan mund të fitojë kundrejt një gjeniu pa plan.”

Artikulli u publikua më parë në faqen 64 të numrit 20 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0