Kthehet si CEO i Disney. A mund ta rregullojë Bob Iger Disney-n? - Business Magazine Albania

Kthehet si CEO i Disney. A mund ta rregullojë Bob Iger Disney-n?

Bob Iger u kthye në selinë qendrore të Disney  për t’u takuar me punonjësit për herë të parë që pas rikthimit të tij si CEO i kompanisë javën e kaluar. Iger diskutoi çështje të shumta me të cilat përballet kompania, duke përfshirë ngrirjen aktuale të punësimit të Disney dhe atë në çfarë ai planifikon të fokusohet kur bëhet fjalë për platformën e transmetimit Disney+. Ai gjithashtu theksoi prioritetin e tij nr. 1: kreativitetin.

Iger u tha punonjësve gjatë një takimi në selinë qëndrore të kompanisë në Burbank, Kaliforni se ngrirja e punësimit të Disney do të mbetej në fuqi për momentin.

Iger tha se është “gjë e mençur për të bërë” ngrirja e punësimit duke pasur parasysh sfidat me të cilat po përballet kompania. Ai gjithashtu përmendi se kohëzgjatja e ndalimit të punësimit do të jetë një faktor pasi ai trajton “strukturën e kostos” të përgjithshme të Disney.

Njoftimi i kthimit të Iger vjen në një kohë të vështirësisë dhe shqyrtimit të madh për Disney, i cili përballet me sfida në të gjithë perandorinë e tij mediatike. Kjo përfshin një çmim të aksionit që ka qenë i ngadaltë gjatë gjithë vitit dhe një biznes transmetimi që po rritet, por po humbet para.

A mund ta rregullojë Bob Iger Disney-n?
Për këtë Iger tha se fokusi kryesor për kompaninë duhet të jetë: “kreativiteti”.

“Një numër prej jush që keni punuar me mua e dinë që unë jam i fiksuar pas kësaj,” tha Iger. “Por unë jam i fiksuar pas kësaj për një arsye. Është ajo që drejton kompaninë.”

Iger tha gjithashtu se nuk ka rëndësi sa shumë krijon Disney, por “sa gjëra të shkëlqyera janë që ne krijojmë”.
Më herët, ditën e tij të parë të kthimit në studion e Walt Disney Studio, Iger postoi një foto të selisë së Disney-t dhe tha, “i mbushur me mirënjohje dhe emocion për t’u kthyer”. cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0