Kryeministri Rama tregon si do të funksionojë mësimi në shkolla

Kryeministri Rama tregon si do të funksionojë mësimi në shkolla

mësimi në shkolla

Në një takim virtual me drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe arsimore vendore, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar respektimin me rigorozitet të masave anti-covid, në ambientet e shkollave.

Shkollat do të funksionojnë me një, dy dhe tre turne me jo më shumë se 20 nxënës nëpër klasa dhe me orë të shkurtuara në 30 minuta:

  • 1097 shkolla do të kenë një turn;
  • 479 shkolla kanë dy turne;
  • 183 shkolla kanë tre turne;
  • mësimi do të jetë i kombinuar një herë në klasa, një herë online;
  • nxënësit duhet të vlerësohen vetëm për mësimin në shkollë.

Lexoni: Mbajtja e maskës në shkollë është e detyrueshme

“Mbajtja mbyllur e shkollave nuk ishte opsion, këtë na e thotë përvoja e të gjitha vendeve. Hezitimi dhe mbajtja, apo tërheqja zvarrë e këtij procesi nuk ishte opsion, sepse virusi nuk ka ikur dhe nuk ka për të ikur, deri kur të paktën të dalë një vaksinë e besueshme dhe e pranuar botërisht.

Kjo do të thotë se në vend që të presim ikjen e virusit me magji, që nuk do të ndodhë, apo t’i hyjmë rrugës së çmendurisë së konsipracioneve që nuk ka virus, duhet që të gjithë të marrim përgjegjësinë”, tha kryeministri.

Ky do të jetë një vit shkollor më i gjatë dhe shumë herë më i vështirë se të tjerët. Megjithatë të gjitha shkollat po marrin masat për fillimin e vitit të ri shkollor dhe janë në një sfidë të jashtëzakonshme, thotë kryeministri, duke shtuar se në çdo shkollë do të ketë nga një punonjës të shëndetit publik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0