Kryeministri britanik preket nga Covid 19 - Business Magazine Albania

Kryeministri britanik preket nga Covid 19

Kryeministri Britanik Boris Jonson ka rezultuar pozitiv ndaj testit të bërë të Covid 19. Lajmi u bë i ditur se fundi nga vetë ai në Twitter dhe nga mediat britanike. Më parë Jonson kishte pasur simpoma që lehta që i ngritën dyshimet se ishte prekur. Kryeminsitri është futur në vetëizolim.

Dy ditë më parë rezultoi pozitiv edhe Princi Charles. Koronavirus që po përhapet me shpejtësi të madhe në të gjitha shtetet, po vë në sprovë edhe personalisht drejtues të shteteve dhe personalitete.

Më 13 Mars rezultoi pozitive gruaja e kryeministrit Kanades Justin Trudeau, çka detyroi çiftin të vetëizolohet për dy javë.

Ndërkohë, Kancerlaja Merkel dhe Presidenti amerikan Doland Trump rezultuan negativë nga testet e bëra. Dyshimet e stafeve të tyre lindën pas kontakteve që atë kishin zhvilluar me persona të prekur me Covid.

Numri i të infektuarve po rritet më shpejtësi dhe në veçanti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse është prekur më vonë ajo e ka kaluar numrin e të prekurve të çdo vendi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0