Kriza e pandemisë do të godasë në të gjithë botën investimet e huaja, të ardhura që konsiderohen si motorri i zhvillimit ekonomik.
Në raportin e përvitshëm të investimeve, të botuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara konstatohet se vendet të cilat pritet të kenë rënien më të madhe të fluksit të investimeve për shkak të pasojave që po sjell Covid-19, janë ekonomitë në zhvillim, pjesë e të cilave është dhe Shqipëria.
Raporti i Investimeve Globale thotë se në ekonomitë në tranzicion, investimet e huaja direkte këtë vit pritet të reduktohen me 38%, kjo rënie është tipike për ekonomi që varen nga burimet natyrore të gazit dhe naftës, siç janë Rusia, Azerbajxhani, Shqipëria, por tkurrje pritet të ketë edhe në Serbi, Moldavi dhe Kroaci.
Lexoni: 60% e shqiptarëve blejnë online, ‘dërgesa falas’ motivi kryesor që do të rriste blerjet
“Në vitin 2020, hyrjet e investimeve të huaja në ekonomitë në tranzicion parashikohet të bien me rreth 38 %. Në projektet e bazuara në burimet natyrore, perspektivat janë rishikuar në rënie pasi dobësohet kërkesa për mallra dhe çmimi i naftës, një prej eksporteve kryesore nga ekonomitë në tranzicion, do të mbetet i ulët.”
Në tremujorin e parë të këtij viti investimet e huaja direkte në vendin tonë ranë me 20% për herë të parë pas 5 vjetësh, ndërsa arritën në fund të 2019-s një rekord prej 1 miliard e 79 milion eurosh.
Nëse investimet e huaja do të tkurren me 38%, këtë vit ato nuk do të arrijnë të jenë më shumë se 700 milionë euro, duke arritur nivelin e vitit 2012.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.