Krijohet proteina e ëmbël që zëvendëson sheqerin. Lajmi për diabetikët nga Startup-i izraelit

Krijohet proteina e ëmbël që zëvendëson sheqerin. Lajmi për diabetikët nga Startup-i izraelit


Lajm i mirë për diabetikët.  Është zhvilluar në laboratorët izraelitë një proteinë e ëmbël që mund të përdoret në vend të sheqerit. Substanca nuk rrit nivelet e sheqerit në gjak.

Përbërja, e projektuar dhe zhvilluar nga biznesi startup “Amai Proteins”, përmban pak kalori, tretet si një proteinë dhe nuk aktivizon përgjigjen e insulinës.

Proteina është projektuar përmes një platforme informatike të quajtur Agile Integrative Computational Protein Design (AI-CPD), një fushë në të cilën është i specializuar themeluesi Ilan Samish dhe është i bazuar në taumatinën, një proteinë e gjetur në bimën katemfe.

Taumatina është ridizenjuar dhe prodhuar përmes përdorimit të bioteknologjisë, duke përdorur softëare të bazuar në cloud-computing. Produkti nuk konsiderohet i modifikuar gjenetikisht (OMGJ), është i qëndrueshëm, ekonomik, i pajtueshëm me ushqimin, i shijshëm dhe inovativ.

Proteinat e ëmbla të prodhuara nga Amai Proteins, një kompani bioteknologjike me seli në Rehovot në Izrael, lidhen me receptorin tonë të ëmbël ashtu si sheqeri, duke shkaktuar kështu ndjesinë e shijes së ëmbël dhe treten nga trakti i sipërm gastrointestinal ashtu si proteinat që konsumohen në sasi të mëdha çdo ditë.

Lexoni: Krijohet roboti që zbulon kancerin e mushkërive

Proteina Amai ju lejon të zëvendësoni një lugë çaji sheqeri (katër gramë) me dy miligramë të kësaj substance dhe shija e ëmbël është e njëjtë.

Marrë nga Izraelisot.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0