Krijohet platforma DIG për monitorimin e aktivitetit të startup-eve në Europë - Business Magazine Albania

Krijohet platforma DIG për monitorimin e aktivitetit të startup-eve në Europë


Një software për të monitoruar mijëra startup-e prezente në nivel europian, për investitorë dhe punonjës është ideuar nga skuadra londineze “InReach”.

Qëllimi ishte një motor kërkimi, një sistem i aftë pë të zhvilluar aktivitet automatik, duke seleksionuar startup-et më interesante europiane.

Në fakt për këtë vjen platforma DIG, e aftë të mbledhë dhe përpunojë shumë të dhëna për të adresuar dhe mbështetur sipërmarrje kapitaliste, në përzgjedhjen e startupe-ve për të investuar. Fryt i punës së ekipit “InReach” ishte analizimi i më shumë se 4.000 nismave në të gjithë Evropën, vetëm në gjysmën e parë të vitit të kaluar. Dhe rreth 400 startup-e u zgjeruan më tej.

DIG Startup, me seli në Londër, u themelua nga Roberto Bonanzinga në vitin 2015, disa vite pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në vitin 2000 – thotë ai – unë u ktheva nga Silicon Valley dhe kam kaluar pak kohë në Evropë. Gjatë vitit të parë të kthimit, kam qenë në Londër, ku kam bërë përpjekje për të kuptuar se cilët ishin emrat e sipërmarrësve më të mirë të teknologjisë italiane. Këta njerëz janë të gjithë të pabesueshëm dhe unë kam shumë respekt për ta sepse kanë ndërtuar kompani të mëdha të këtij lloji në Itali, ku puna është shumë më komplekse se sa në Shtetet e Bashkuara”.

Në Tetor 2015 Roberto Bonanzinga themeloi “InReach Ventures” së bashku me dy bashkëthemeluesit, Ben Smith dhe John Mesrie.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0