Krijohet ndërmarrja e re shqiptare për mirëmbajtjen e gazit - Business Magazine Albania

Krijohet ndërmarrja e re shqiptare për mirëmbajtjen e gazit


Shteti shqiptar do të përfitojë një tarifë fikse nga konsorciumi TAP për mirëmbajtjen e tubacionit të gazit në territorin shqiptar.

Mirëmbajtja e gazsjellësit do të kryhet nga kompania më e re publike e transmetimit dhe shpërndarjes së gazit, që sapo është krijuar duke u ndarë nga Albpetrol.

“Ne kemi filluar hapat e para të negociatave me TAP-in dhe kjo do të jetë një e ardhur shtesë që garanton të ardhura për shtetin shqiptar përsa i përket transmetimit të gazit përmes tubacionit të TAP-it në Shqipëri”, deklaron Klodian Gradeci, administrator i ALBGAZ.

Administratori i ALBGAZ thotë se ka disa kompani ndërkombëtare që kanë shprehur interes për të investuar në ngritjen e rrjetit të shpërndarjes së gazit në Shqipëri.

Projektet prioritare janë lidhja me gazsjellësin Jonian-Adriatik, ndërtimi i tubacionit që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, si dhe rrjeti i shpërndarjes së gazit fillimisht për industrinë.

“Shqipëria ka të trashëguar një rrjet shpërndarjeje kryesisht të gazit që shtrihet përafërsisht në 500 km. Ky është një rrjet tërësisht i amortizuar, është mbi 40-vjeçar dhe aktualisht ne jemi duke bërë një vlerësim për të parë dhe për të vlerësuar kapacitetet transmetuese faktike të këtij tubacioni”, thotë Gradeci.

Synimi tjetër, ndonëse më afatgjatë, është rrjeti i shpërndarjes për konsum familjar, kryesisht për zonat e ftohta.

“Kemi sot një interes nga Bashkia e Korçës dhe disa kompani të huaja që kanë interes për të zhvilluar rrjetin e shpërndarjes, pasi Korça supozohet të jetë një nga vendet më të ftohta dhe që mund të ketë konsumin më të madh të gazit”, vijon drejtori i ALBGAZ.

Gazi i parë do të shpërndahet nga fushat e Shah Deniz drejt Europës në 2020-n. Ai nis në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë, ku lidhet me Gazsjellësin TANAP. Përshkon Greqinë e veriut për 550 km dhe Shqipërinë për 215 km, ku nis edhe pjesa detare në Adriatik.

Kapaciteti fillestar i TAP është 10 miliardë metër kub gaz në vit dhe dyfishohet me futjen në punë të dy kompresorëve të rinj.

Burimi: top-channel.tv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0