Krijo dhe komuniko vizionin e kompanisë - Business Magazine Albania

Krijo dhe komuniko vizionin e kompanisë

vizion

[Pjesë të shkëputura nga libri: Suksesi në Shitje – Denis Gafuri]

Udhëheqësit e kompanisë kanë përgjegjësinë për edukimin e punonjësve, për vlerat dhe vizionin e kompanisë. Së pari, punonjësit duhet ta dinë pse kompania e bën atë që bën. Kur punonjësit janë të lidhur emocionalisht me vizionin, besojnë në atë që bëjnë, janë të përkushtuar dhe besnikë ndaj kompanisë. Angazhimi pastaj do të rrjedhë në mënyrë natyrale.

Një studim për suksesin, i bërë në Harvard, me shitësit më të mirë, i tregon të gjitha atributet që ndërlidhen me qëndrimet e tyre:

  • Të gjithë ata kanë vetëbesim dhe vetëvlerësim;
  • Ata pranojnë tërësisht përgjegjësinë për rezultatet e tyre;
  • Ambicia dhe dëshira e tyre për të shitur është mbi normalen;
  • Ata kanë nivel të lartë të ndjeshmërisë ndaj konsumatorëve;
  • Ata janë të përkushtuar për arritjen e qëllimit;
  • Ata kanë dëshirë të jashtëzakonshme për të korrur sukses;
  • Ata besojnë tek vetja, tek produkti dhe tek kompania e tyre;
  • Ata janë të sinqertë me konsumatorët e tyre dhe me vetveten;
  • Ata kanë prirje të krijojnë raport – me këdo;
  • Ata vazhdimisht investojnë tek vetja e tyre – duke lexuar, hulumtuar në internet dhe duke ndjekur seminare e trajnime.

Rezervo librin tënd në:

sales@denisgafuri.com ose +383 (0) 49 893 693

Lexo: Facebook i shtyn skeptikët drejt mohimit të ndryshimeve klimatike

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0