Kosova pritet të përfitojë një grant qindra miliona dollarë nga SHBA-të


“Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit MCC”, një agjenci e themeluar kjo nga Qeveria Amerikane, për herë të parë pas një periudhe 5 vjeçare i ka hapur rrugë edhe Kosovës që të përfitojë qindra miliona dollarë në formë të granteve.

Kjo agjenci çdo vit ndan grante për shtete të ndryshme në botë, për të mbështetur zhvillimin ekonomik, transmeton KosovaPress.

Së fundi, Liberia ka përfituar një grant jo më pak se 257 milionë dollarë, për përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe rrugore.

Edhe Shqipëria nga e njëjta agjenci ka përfituar mbi 15 milionë dollarë për të mbështetur luftën kundër korrupsionit dhe për të siguruar lirinë ekonomike.

Tash e tutje, përfitimi i këtyre granteve do të jetë i mundur edhe për Kosovën, pasi vendi  ka kaluar vëzhgimin në MCC, që është një përmbledhje e 20 indikatorëve të pavarur të hartuar nga një palë e tretë, të cilët masin performancën e politikave të vendit në fushat e lirisë ekonomike, investimit në burimet njerëzore dhe qeverisjen e drejtë.

Bazuar në publikimin e vëzhgimit, të cilin Kosova e ka pranuar nga ana e MCC, të cilën e posedon KosovaPress, këtë vit Kosova në vlerësimin e përgjithshëm ka shënuar përmirësim në disa nga indikatorët të cilët janë vrojtuar dhe kualifikohet për mbështetje nga ana e kësaj agjencie.

Në dhjetor, Bordi i Drejtorëve të MCC pritet të selektojë përfituesit e asistencës përmes granteve bazuar në performancën e notimit, informatave relevante plotësuese, përpjekjeve të përgjithshme për uljen e varfërisë, gjenerimit të rritjes ekonomike dhe fondeve ne dispozicion.

Në mënyrë që Kosova të ketë përfitime në shumë fusha, sipas burimeve ndërkombëtare të KosovaPressit është angazhuar edhe Kongresi Amerikan.

/Telegrafi/

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale