Me rastin e gjashtëmujorit nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Kosovë, sonte Komuna e Prishtinës ka ndriçuar ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare për të kujtuar të gjitha jetët që i mori kjo sëmundje e rrezikshme dhe për të nderuar personelin shëndetësor që janë̈ në vijën e parë të frontit.
LEXO: 29 milionë të infektuar me COVID-19 në botë
Po shënojmë̈ plot gjashtë muaj prej se në Kosovë u konfirmua rasti i parë me Covid-19. Që prej atëherë̈, të gjithë̈ ne si shoqëri jemi duke kaluar ditë të vështira e plot sfida në betejë me pandeminë̈. Edhe më tej, jo të gjithë̈ po dalin fitimtarë! Andaj edhe ndriçuam ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare për të kujtuar të gjitha jetët që i mori Covid-19 dhe për të nderuar dhe falenderuar nga zemra, të gjithë̈ personelin shëndetësor që janë̈ në vijën e parë të frontit që nga fillimi i pandemisë̈. Bashkë mund të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë!, thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës në Facebook.
https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/3626247874087076
Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në muajin mars e deri më sot, në Kosovë kanë humbur jetën gjithsej 600 persona.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto