Konfindustria: të ngrihet komision hetimor për krizën e çmimeve - Business Magazine Albania

Konfindustria: të ngrihet komision hetimor për krizën e çmimeve

Konfindustria

Konfindustria, duke marrë shkak nga rritja e fundit në nivele historike e çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike do të kërkojë ngritjen e një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve dhe rolin e munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregullatore përgjegjëse. “Kriza e çmimeve dhe cilësisë së karburanteve i bashkangjitet krizës së energjisë të vitit 2021, me pasoja shkatërruese afatgjata për ekonominë kombëtare dhe qytetarët shqiptarë”, sipas Administratorit të Konfindustrisë Gjergj Bugjuku.

Në njoftimin për mediat, Konfindustria vlerëson si shqetësuese përplasjet e ashpra politike, të cilat e kanë lënë të papërfaqësuar mbrojtjen e interesit publik edhe në çështje me rëndësi thelbësore, sikurse është edhe kriza e karburanteve dhe energjisë elektrike.

Konfindustria vlerëson, se krijimi i komisionit hetimor parlamentar bëhet domosdoshmëri nga dështimi i qartë dhe i vazhdueshëm i politikave ekzekutive dhe agjensive rregullatore në tregjet strategjike të karburanteve dhe energjisë elektrike, me tipare të qarta të pranisë së korrupsionit të nivelit më të larte të “kapjes së shtetit/state capture”.

Rritja e njëkohshme dhe e përsëritur e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve,  monopoleve dhe oligopoleve në tregun më të madh të vendit me mbi 10% të PBB dhe afër 1.5 miliardë dollar qarkullim vjetor. Ngjashëm paraqitet edhe tregu i energjisë elektrike dhe keqmenaxhimi i vazhdueshëm I KESH, që u shfaq skajshëm gjatë vitit 2021 dhe në vazhdim. Shqipëria prej kohësh ka cmimet më të larta dhe cilësinë më të dobët në rajon dhe më gjerë të karburanteve. Në rast të mosndryshimit të politkave të deritashme shtetërore cmimet e karburanteve dhe energjisë rrezikojnë të rriten më tej.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0