Konfindustria: nevojitet një paketë e jashtëzakonshme financiare për industritë e prekura nga zhvlerësimi i Euro-s - Business Magazine Albania

Konfindustria: nevojitet një paketë e jashtëzakonshme financiare për industritë e prekura nga zhvlerësimi i Euro-s

~2 minuta lexim

Konfindustria vlerëson, se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, për të përballuar zhvleftësimin e fortë të Euro-s kundrejt Lek-ut do të ishte pa asnjë ndikim dhe do të përfundonte në humbje të rënda dhe të panevojshme financiare.

Ndihma e domosdoshme afatshkurtër për kategoritë e prekura të bizneseve, sipas saj,  duhet të kryhet nëpërmjet një paketë të jashtëzakonshme financiare të qeverisë.

Në një njoftim për mediat, Konfindustria vlerëson se, “përfundimi i mësipërm vjen duke patur parasysh mënyrën e sotme të ndërtimit dhe funksionimit të sistemit ekonomik dhe financiar kombëtar, si dhe varësinë e fortë të tij në natyrën në masë të madhe informale të flukseve valutore të huaja”.

Lexo: 3 arsye pse duhet të ndaloni përpara se të përgjigjeni

Në harkun e një viti financiar 2022-2023, monedha Euro është zhvlerësuar në mbi 9% kundrejt Lek-ut, duke prekur rëndë industritë dhe prodhimin vendor dhe sidomos eksportet shqiptare.

“Vetëm industria e manifakturës përllogaritet të ketë humbje mbi 200 milionë euro nga mbiçmimi i panatyrshëm i Lek-ut. Grupet e bizneseve importuese janë përfituesit kryesorë të dobësimit të tejskashëm të sforcuar të Euro-s kundrejt Lek-ut”, vlerëson Konfindustria.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0